Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Asnjë sekret më mbi pajisjet ushtarake, do t’i liberalizojmë
English

SHBA: Asnjë sekret më mbi pajisjet ushtarake, do t’i liberalizojmë

Uashington, 3 shtator, NOA - "Mjaft më me kufizime, tani e tutje tekno-risitë ushtarake nuk do të jenë më një sekret, por do të liberalizohen”.

Kështu është shprehur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, duke publikuar fillimin e reformës së dispozitave që rregullojnë eksportin e teknologjisë së përparuar dhe që do të hyjë në fuqi më vonë këtë vit.

“Së paku 30 për qind e atyre që mbyllen në magazina, ne po flasim për dhjetëra mijëra, mund të pushtonin tregjet, duke filluar nga Evropa”, tha më tej Obama. Duke shtuar se tre të katërtat e 12.000 copëve të regjistruara si tekno-risi të transportit ushtarak, nuk do të jenë më subjekt i kufizimit. Ndër qëllimet kryesore të qeverisë amerikane që ai përmendi me këtë reformë, ishte ajo për të krijuar biznese të reja për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ushtrisë duke rritur eksportin e instrumenteve mjaft të sofistikuara që nevojiten në vendet e industrializuara. Bëhet fjalë për teknologjitë e ndjeshme lidhur me mbrojtjen.

Kështu, Obama bëri me dije se tregu do të jetë i hapur ndaj teknologjive të komunikimit, kompjuterëve, softuerëve lidhur me kodimet më të përparuara të mesazheve, materialeve dhe sistemeve prodhuese, pajisjet industriale për zbulimin dhe identifikimin.

n.e/NOA

KOMENTE