Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi një motoçikletë dhe e shiti, arrestohet 20-vjeçari lezhjan
English

Vodhi një motoçikletë dhe e shiti, arrestohet 20-vjeçari lezhjan

Lezhë, 4 Shtator, NOA – Ka vjedhur një motoçikletë dhe më pas e ka shitur për 60.000 lekë.

Ky akt ka mjaftuar për ta vënë në ndjekje dhe kapur në flagrancë një 20-vjeçar nga fshati Torovicë i rrethit të Lezhës, i cili siç raportohet prej forcave të policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, është mundur të arrestohet sot rreth orëve të para të mëngjesit.

Mësohet se i ndaluari është Jetmir Kolndreu, për veprën penale të “Vjedhjes”, e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Nga ana e strukturave të policisë u kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe proceduriale, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes e në cilësinë e provës materiale u bë edhe sekuestrimi i motoçikletës.

Materialet i kalojnë prokurorisë së Lezhës, në ngarkim të Kolndreut për veprime të mëtejshme hetimore.

n.e/NOA

KOMENTE