Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dagestan, vriten 5 ushtarë rusë dhe lëndohen 35 të tjerë
English

Dagestan, vriten 5 ushtarë rusë dhe lëndohen 35 të tjerë

Dagestan, 5 shtator, NOA - Zyrtarë të sigurisë në Dagestan thonë se pesë ushtarë rus janë vrarë dhe 35 janë lënduar pas shpërthimit të një bombe vetvrasëse e vendosur në një makinë.

Autoritetet thonë se sulmuesi i jepte makinës bombë në drejtim të ushtarëve që kishin vendosur një kamp në afërsi të qytezës Buinaksk, rreth 50 km larg kryeqytetit Makhachkala.

Zyrtarët thonë se ushtarët bllokuan rrugën e sulmuesit më një kamion ushtarak duke arritur që të parandalojnë pasoja edhe më vdekjeprurëse pasi makina bombë ishte në drejtim të një tende ku qindra ushtarë po flinin.

Bomba shpërtheu kur u përplas për kamionin ushtarak.

Ndërkohë raportohet se pak më vonë gjatë ditës një tjetër bombë shpërtheu mirëpo nga ky sulm i dytë nuk pati viktima.

NOA/RFE

KOMENTE