Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet rrëmbyesi i arratisur nga burgu para 3 vjetësh
English

Kapet rrëmbyesi i arratisur nga burgu para 3 vjetësh

Prishtinë, 5 shtator 2010 NOA - Në një operacion të zhvilluar sot në Prishtinë nga Departamenti Kundër krimit të Organizuar është lokalizuar dhe arrestuar 31 vjeçari Lirim Jakupi i cili kërkohej prej tre vjetësh pasi vetë i shtatë ishte arratisur nga burgu i Dubravës nën akuzën e rrëmbimit të personit.

Kapja e Jakupit konfirmohet për korrespondentin e agjencisë NOA nga një burim zyrtar i Policisë së Kosovës.

Behet e ditur se pas disa informatave të pranuara përmes rrugëve operative sot rreth orës 12:00 është realizuar një bastisje në rrugën "Bajram Bahtiri" në Prishtinë me dyshimin se në një shtëpi në këtë rrugë ndodhej i dyshuari Lirim Jakupi.

Departamenti kundër Krimit të Organizuar i PK-së i përkrahur edhe nga Njësiti Special Intervenues kanë lokalizuar dhe arrestuar me këtë rast Jakupin i cili ka qenë i kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Drejtoria e Burgut të Dubravës, për veprën penale Arratisje nga Burgu i Dubravës), ngjarje e datës 18 korrik 2007.

Gjatë kontrollit të realizuar sot policia ka gjetur dhe konfiskuar 2 granata dore, 1 armë automatike AK 47 me katër karikatorë si dhe 2 revole të llojit TT. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Arratisja e bujshme

Ngjarja kishte ndodhur më datën 18. korrik 20.07, kur shtatë të burgosur janë arratisur nga burgu i Dubraves, ku gjatë arratisjes kanë përdorur edhe armë.

Të arratisurit ishin:

Faton (Mustaf) Hajrizi, 16.02.1985 nga Skenderaj- Vjedhje (vepra),

Burim (Rrahman) Basha, 11.05.1981 nga Prizreni-Grabitje (vepra)

Amir (Ismajl) Sopa, 13.02.7978 nga Prishtinë-Terrorizëm(vepra)

Astrit Shabani, 03.08.1981 nga Prishtina- Vrasje(vepra)

Xhavit (Shaqir) Morina, 13.09.1963 nga Malishevë- Terrorizëm (vepra)

Ramadan (Qahil) Shyti, 05.09.1983 nga Hani i Elezit-Terrorizëm(vepra)

Lirim (Sadri)Jakupi, 01.08.1979 nga Gjilani- Rrëmbim(vepra)

Me kalimin e murit, shtatë të burgosurit ishin nisur në drejtim të disa personave që ishin duke i pritur rreth 400 metra nga muri i jashtëm i burgut.

Personat që ishin duke i pritur te arratisurit, kishin filluar te shtënat me armë.

Të shtatë të burgosurit kishin arritur të ikin ne këmbë së bashku me te dyshuarit qe ishin duke i pritur jashtë.

Gjatë hetimeve intensive, janë arrestuar 5 punonjës të burgut të Dubravës (gardianë) dhe 4 të tjerë që dyshohet se i kanë ndihmuar të arratisurit nga ana e jashtme dhe kanë shtënë me armë në momentin e arratisjes.

Janë kryer disa bastisje dhe konfiskuar vetura që dyshohet të jenë përdorur nga të dyshuarit që kanë ndihmuar në ikjen e të arratisurve.

Krimet vazhdojnë

Pak muaj pas arratisjes, më datën 10 shtator 2007 rreth orës 16:40 ka ndodhur një grabitje me armë në Drenas, ku katër persona me armë dhe maska kishin grabitur një dyqan (argjendari) dhe gjatë ikjes kishin plagosur me armë zjarri dy policë të SHPK-së dhe pronarin e dyqanit. Vlera a arit të grabitur ishte rreth 63.000 Euro.

Gjatë vazhdimit të kërkimit të grabitësve, me datën 10.09.07 rreth orës 23:50 në fshatin Bruznik-Vushtrri, një patrullë e policisë kishte tentuar ta ndalojë një veturë të dyshuar.

Të dyshuarit nga ajo veturë kishin shtënë në drejtim të policisë dhe kishin plagosur me armë zjarri dy policët dhe kishin arritur për të ikur në këmbë. Dyshohet se të njëjtit kanë kryer grabitjen dhe plagosjen në Drenas.

Gjatë hetimeve në lidhje me plagosjen e 4 policëve dhe të një qytetarit që kanë ndodhur në Drenas dhe në fshatin Bruznik-Vushtrrisë, dyshimet në bazë të provave materiale të mbledhura në vendin e ngjarjes ishin se njëri apo disa nga të dyshuarit janë të arratisurit nga burgu i Dubravës.

Kur nisi vala e arresteve

Gjatë veprimeve intensive hetimore nga Drejtorati i Krimeve të Rënda, Prishtinë me datën 05 tetor 2007 rreth orës 09:30 është organizuar një operacion më ç’rast është arrestuar një nga të arratisurit nga burgu i Dubravës, Faton Hajrizi.

Në momentin e arrestimit ai ka dashur ta nxjerrë revolen nga brezi, por policia me shpejtësi e ka arrestuar dhe ndaluar përdorimin e revoles.

Revolja dhe automjeti që ka qen duke e vozitur Faton Hajrizi janë konfiskuar. Gjatë arrestimit të Faton Hajrizit, një polic i SHPK-së është lënduar (iu ka thyer dora).

Pas arrestimit të Fatonit, ka vazhduar operacioni në një shtëpi në lagjen Bregu i Diellit-Prishtinë, në të cilën është arrestuar edhe i arratisuri i dytë, Burim Basha dhe një i dyshuar nga Tropoja, Shqipëri.

Në momentin e arrestimit, Burim Basha ka drejtuar revolen në drejtim të policisë por policia ka arritur që ta pengojë përdorimin e saj.

Në shtëpinë ku është arrestuar Burim Basha dhe i dyshuari, shtetasi shqiptar në të njëjtën shtëpi ka qëndruar edhe Faton Hajrizi.

Gjatë bastisjes, përveç revoles së konfiskuar nga Burimi në momentin e arrestimit janë konfiskuar edhe dy revole, tre skorpionë, dy silenciatorë (shurdhues), dy pako me municion(plumba), dy pasaporta, një Motoçikletë, etj.

Në vazhdim të operacionit, është bastisur një lokacion në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy të dyshuar dhe është konfiskua një revole dhe dy automjete.

Po ashtu janë bastisur edhe shtëpitë e dy të arratisurve Faton Hajrizi dhe Burim Basha në Skënderaj dhe Prizren.

Ndërsa rreth orës 15:00 në aeroportin e Prishtinës është ndaluar edhe një zyrtare policore e cila dyshohet se i ka ndihmuar Faton Hajrizit në kryerjen e veprave penale. E njëjta është në lidhje familjare me Hajrizin.

Deri tani gjatë operacionit janë arrestuar dy të arratisur dhe katër të dyshimtë të tjerë, konfiskuar:

Pesë revole

Dy skorpiona

Dy shurdhues (për armë zjarri)

Dy pako municion (plumba)

Katër vetura

Një motoçikletë dhe

Janë bastisur katër lokacione

I gjithë operacioni është punuar dhe menaxhuar nga pjesëtarët e SHPK-ës.

Sakaq, më 21 Nëntor 2007, ora: 11:30, gjatë zhvillimit të hetimeve në lidhje me arratisjen e shtatë të burgosurve nga burgu i Dubravës janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë të cilët janë personel korrektues në burgun Dubravës.

Deri më tani në lidhje me rastin e arratisjes nga burgu i Dubravës të shtatë të burgosurve janë arrestuar:

Shtatë zyrtar të burgut (korrektues)

Tre persona të tjerë të cilët kanë marr pjesë në sulmin nga jashtë që ka rezultuar në ikjen e të burgosurve.

Shtatë persona të tjerë që u kanë ndihmuar atyre pas arratisjes si dhe 2 të arratisurit Faton Hajrizi dhe Burim Basha

Kurse më 22 Nëntor 2007, ora: 17:00, gjatë vazhdimit të hetimeve nga Drejtorati i Krimeve të Rënda që vepron në kuadër të Komandës Kryesore të Policisë në Prishtinë, në lidhje me arratisjen e shtatë të burgosurve nga burgu i Dubravës është arrestuar edhe një i dyshimtë në Skenderaj, me dyshimin se ka ndihmuar të arratisurit nga burgu i Dubravës.

Gjithsej deri tani në lidhje me arratisjen, ndihmën dhe strehimin e shtatë të arratisurve nga burgu i Dubravës janë arrestuar 20 të dyshuar (duke përfshirë në këtë numër edhe Burim Basha dhe Faton Hajrizi).

Drejtorati i krimeve të Rënda thotë se është duke punuar intensivisht që edhe të arratisurit e tjerë dhe të gjithë ata që janë të involvuar në këtë rast të arrestohen dhe të dalin para drejtësisë.

a.b/NOA

KOMENTE