Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit nga NOA-MeteoAlb, java nis me vranësira dhe shira
English

Parashikimi i motit nga NOA-MeteoAlb, java nis me vranësira dhe shira

Tiranë, 5 Shtator 2010 NOA - Dita e parë e javës parashihet të jetë nën ndikimin e motit te kthjellet ne bregdet dhe zonën e ulet deri ne oret e mesdites kur pritet shtim i vranësirave ne vend ku me te dendura do te jene ne zonat malore te cilat do te gjenerojnë shira te dobët dhe afat-shkurtër.

Sa i përket temperaturave, më e larta pritet të jetë 28 gradë Celsius në Gjirokastër dhe më e ulëta 10 gradë në Korçë.

Në Prishtinë temperatura më e ulët do të jetë 9 gradë dhe më e larta, 25 gradë Celsius.

Sa i përket pjesës tjetër të Evropës, temperatura më e ulët do të shënohet në Berlin dhe Oslo, 7 gradë dhe më e larta në Madrid, 32 gradë Celsius.

Më poshtë vijon parashikimi i detajuar dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga Agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Moti – E hënë, 6 shtator 2010

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira kalimtare ne pjesen me te madhe te vendit perjashtim bejne zonat malore pergjate kufirit Lindor te cilat do te mbeten me vranesira dhe shira lokale.

Mbremja dhe nata largon shirat e dobet nga i gjithe territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes, por mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 30 km/h. Drejtimi i eres do te jete Juglindor duke bere qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Moti – E hënë, 6 shtator 2010

Kontinentit Europian do te dominohet nga vranësira dhe shira te dobët ne pjesën me te madhe te tij.

Më problematike situata paraqitet ne Evropën jugperëndimore, zonën e Alpeve dhe Ballkanit Verior ku shirat do te jene ne forme rrebeshi.

Përjashtim bën Evropa veriperëndimore dhe Qendra e kontinentit ku dominuese do te jene kthjellimet por here pas here do te ketë kalime vranësirash te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E hënë, 6 shtator 2010

Ballkani Verior do te mbetet me rrebeshe shiu;

Zona e Alpeve alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Skandinavia alarmon per temperatura te ulta.

e.r/NOA

KOMENTE