Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
24 orët e fundit, policia e kryeqytetit prangos tre vetë për vjedhje
English

24 orët e fundit, policia e kryeqytetit prangos tre vetë për vjedhje

Tiranë, 6 shtator, NOA – Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga tre persona mbi akuzën e vjedhjes gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Nr.3, në 4 shtator bënë të mundur kapjen shtetasit në kërkim Ervin Osman Haraçiu, një 28 vjeçar me banim në Tiranë, i dënuar në 7 korrik të këtij viti me një vit burg, nga Gjykata e Rrethit të Tiranës, për veprën penale të vjedhjes.

Nga oficerët e këtij komisariati të kryeqytetit është arrestuar në flagrancë edhe 20 vjeçari Emiljano Shtjefën Fukulaj.

20 vjeçari Fukulaj u kap në rrugën “Ded Gjon Luli”, duke i vjedhur nga qafa varësen e floririt, një shtetaseje.

Po kështu policia e kryeqytetit ka prangosur në orën 5 të mëngjesit të sotëm,

25 vjeçarin Elton Skënder Meta, banues në rrugën “Njazi Meka”.

Sipas burimeve nga policia e Tiranës, 25 vjeçari është kapur duke vjedhur në marketin “Toni”, pronë e një shtetasi, në rrugën e Dibrës.

Në cilësinë e provës materiale të arrestuarit iu sekuestruan 660 lekë, një palë pinca dhe 100 paketa cigare të markave të ndryshme.

Materialet e hetimit për të tre personat e arrestuar për vjedhje i kaluan prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.

mit/NOA
KOMENTE