Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Garantoj bashkëpunim, por ju nuk e doni hetimin
English

Berisha: Garantoj bashkëpunim, por ju nuk e doni hetimin

Tiranë, 6 shtator, NOA – Duke replikuar me një fjalim të gjatë menjëherë pas deputetit socialist, Ruçi, kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje për bashkëpunim opozitës si dhe të shqyrtojë qëndrimin e saj për votën.

Shefi i qeverisë në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar garantoi opozitën për bashkëpunim.

Kryeministri Berisha theksoi vullnetin e tij dhe të qeverisë së tij për të bashkëpunuar me opozitën dhe se garanton se do të shtrijë dorën e bashkëpunimit pa kurrfarë revanshi ndaj opozitës, por vetëm duke u mbështetur në shtetin ligjor.

“Ju s’pranoni hetimin, tha zoti Berisha. Ai i kërkoi pozitës që të ngrenë që sot komisionin hetimor, të drejtuar nga opozita dhe ku shumicën ta ketë vetë opozita, duke i siguruar deputetët opozitarë se do të kenë të gjitha mundësitë për të hetuar të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet.

Në këtë kontekst, shefi i qeverisë, nënvizoi se në rast se doni të hetoni fletët e votimit, duhet t’i drejtoheni gjykatave dhe ne do të veprojmë në bazë të atij vendimi.

Por, sipas Berishës opozita nuk pranon dot vendimin e gjykatave, pasi ajo kërkon me çdo kusht të mos humbë në kërkesat e saj, edhe kur këto sipas Berishës bien ndesh me ligjin.

Duke iu referuar ligjeve të miratuara në sesionin e kaluar parlamentar, kryeministri Berisha mbrojti reformat e gjithësishme, dhe duke ironizuar opozitën theksoi se në kohën që miratoheshin ligje të rëndësishme, opozita iku 6 muaj nga parlamenti, dhe u dyndët nëpër greva e protesta.

Shefi i qeverisë duke perifrazuar realiteti e zi që paraqiti pak më parë deputeti Ruçi, tha se “ky realitet paraqitet më i zi se ç’duket nga kullat e Fidelit”.

“Ky realitet nuk ka nevojë të theksohet nga unë, por vetëm një gjë dua t’u siguroj, janë objekt i një fantazie të sëmurë dhe i një doktrine që nuk ka dhe nuk mund të ketë të ardhme në këtë vend”, theksoi zoti Berisha.

“Ju mendoni se bazuar në doktrinën tuaj do t’ju mohoni qytetarëve votën, vlerën dhe lirinë e saj, por jeni bërë të famshëm për pyetje retorike boshe, por çdo shqiptar e ka kuptuar se përgjigjja e pyetjes ndryshon”, bëri me dije kryeministri në kuvend.

Sipas kryeministrit opozita nuk po ndërmerr as hapin më të vogël për të marrë përgjigjen e pytjeve që shtron, të cilat sipas zotit Berisha janë të kurdisura.

Madje me ironi kryeministri Berisha theksoi se opozita nuk bën dot hetimin e zgjedhjeve, pasi friket se mos i dalin në shesh lejet e ndërtimit.

mit/NOA

KOMENTE