Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bllokohen hetimet për varrezën masive në Maqedoni
English

Bllokohen hetimet për varrezën masive në Maqedoni

Shkup, 6 Shtator, NOA – Ministria e Drejtësisë në Shkup po zvarrit përgjigjen për autoritetet e Kosovës, lidhur me fillimin e hetimeve për zbardhjen e rastit të dyshimeve për ekzistimin e një varri masiv në Maqedoni me kosovarë të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

Nga kjo ministri akoma nuk kanë dhënë asnjë përgjigje, pas kërkesës së bërë nga ministria e Drejtësisë e Kosovës, e cila qysh në muajin maj të këtij viti kishte kërkuar sqarime dhe fillimin e hetimeve të përbashkëta lidhur me dyshimet për varrezën masive.

Një zyrtar i kësaj ministrie ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se po shqyrtohet akoma kërkesa e Prishtinës zyrtare, mirëpo faji drejtohet tek ministri 73 vjeçar Mihajllo Manevski, i cili siç bëhet e ditur po e zvarrit çështjen e hetimit.

“Deri tani nuk është shqyrtuar, por në rast se nuk do të bëhen presione mediale dhe nga ana e Prishtinës zyrtare, ministri Manevski dhe shërbimet e tjera do ta zvarrisin rastin”, ka deklaruar zyrtari i Drejtësisë.

Javën e kaluar, edhe portali “Balkan Insight” ka shkruar se hetimi për ekzistencën e varrezës masive me të zhdukur kosovar në Maqedoni gjatë luftës së vitit 1999 është ndërprerë për shkak të mungesës së përgjigjes nga Shkupi. Portali është thirrur në burime zyrtare në Prishtinë.

Astrit Kola, zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, ka deklaruar se dikasteri i tyre akoma nuk ka marrë përgjigje nga kërkesa e dërguar në muajin maj në Maqedoni për formimin e grupit punues që do të hetonte rastin e varrezave masive.

Sipas Balkan Insight, rreth 18 kosovar të vrarë gjatë luftës së vitit 1999 sipas pohimeve të Prishtinës zyrtare janë të varrosur në një varrezë masive që më pas ishte betonuar në varrezat e qytetit në lagjen Butel të Shkupit.

Këto janë zbardhur kur kryetarja e shoqatës së të zhdukurve “Lotë dhe Shpresa”, Sevdije Frangu nga rajoni i Kaçanikut kishte vizituar në vitin 2007 varrezat e Butelit dhe se njëri nga varrmihësit i kishte rrëfyer se në vitin 1999 ishin varrosur në këtë lokacion 18 persona shtetas të Kosovës.

Varrmihësi i kishte rrëfyer se policia maqedonase i kishte sjellë trupat me një kamion ushtarak. Sevdije Frangu ka deklaruar për “Balkan Insight” se në vit më vonë në vitin 2008 kishte vizituar lokacionin e njëjtë në varrezë dhe më pas kishte vërejtur se ai ishte betonuar dhe nuk vërehej se ka pasur ndonjë varr. Ajo posedon një fotografi nga vizita e parë në varrezat e Butelit në Shkup, si material dëshmues.

Autoritetet zyrtare në Shkup bëjnë të ditur se gjatë periudhës së valës së refugjatëve kosovar në Maqedoni kanë vdekur 32 kosovarë, të cilët janë kanë ndërruar jetë nga vdekja natyrale dhe nga sëmundjet e ndryshme nëpër kampe apo nëpër familjet ku ishin strehuar.

NOA-INA

KOMENTE