English

Donte të trafikonte një 20-vjeçare, kapet në port kosovari

Durrës, 6 shtator, NOA – Po përpiqej me të gjitha mënyrat për ta transportuar me çdo kusht një vajzë 20-vjeçare përmes portit të Durrësit, por është pikasur nga forcat e policisë kufitare dhe është arrestuar menjëherë në flagrancë.

Fjala është për një kosovar, me emrin Fadil Beqiri, 28-vjeç, lindur dhe banues në Prishtinë, për të cilin burimet policore raporojnë se ka tentuar të ndihmojë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme një vajzë të re.

Siç bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, vajza në fjalë mban inicialet M.B., edhe ajo lindur e banuese në Prishtinë.

Mësohet se djaloshi i ka vënë në dispozicion asaj pasaportën kosovare dhe një leje qëndrimi zviceriane në emër të një gruaje me inicialet L.B., duke e transportuar me automjetin e tij të markës Opel Vektra me targa UL-D9110.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”.

n.e/NOA

KOMENTE