English

Rrëfimi i Rrahman Selmanllarit në Prokurori për aferat e dyshuara të ndërtimeve

Tiranë, 6 shtator 2010 - Është zbardhur dëshmia e Rrahman Selmanllarit dje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me marrjen e tij në pyetje për aferat e dyshuara të ndërtimeve pa leje.

Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur se biznesmeni Rrahman Selmanllari ka pohuar dje para prokurores Valentin Premci dhe prokurorit Ardian Braho se Dritan Avllai i njohur ndryshe si Tan Lepri i ka kërkuar atij 20 për qind të kontratës në këmbim të miratimit të studimit dhe lejes së ndërtimit nga bashkia e Tiranës.

Sipas dëshmisë se lëshuar dje, kërkesa e Avllait eshte pranuar nga bashkëpronarët e kompanisë Vizion Construction pasi ai ishte prezantuar si miku i Edi Ramës dhe njeri i aftë për të hapur çdo derë në Bashkinë e Tiranës.

Pyetjes nese Dritan Avllai e kishte respektuar marrëveshjen për të kryer detyrat e tij, Selmanllari mësohet t’i jetë përgjigjur se janë shume të kënaqur me kontributin e Avllait pasi studimi i miratuar nga Bashkia e Tiranës e ka përqendruar intensitetin më të lartë të ndërtimit pikërisht në zonën e kontraktuar prej tyre.

Sa i përket pjesës tjetër të angazhimit për të marrë lejen e ndërtimit në bashki, Selmanllari ka deklaruar se kjo nuk është realizuar ende për shkak të mosmbledhjes prej më shumë se një viti të KRRT së Tiranës.

Në ditët në vijim pritet te dëgjohen dëshmitë e Dritan Avllait dhe Arjan Tartarit.

e.r/NOA

KOMENTE