Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Selmani: Gruevski të sqarojë, dëshiron integrimin apo izolimin?
English

Selmani: Gruevski të sqarojë, dëshiron integrimin apo izolimin?

Shkup, 6 shtator, NOA – Kreu i Demokracisë së Re, Imer Selmani tha se ekspozeja e kryeministrit Nikolla Gruevski, pati një defiëit ekstrem të vizionit për Maqedoninë evropiane.

“Në ekspozenë e kryeministrit para opinionit, unë dhe shumica e qytetarëve nuk arritëm të kuptojmë se ku e sheh kryeministri ardhmërinë e këtij shteti. Prandaj, pyes publikisht, a sheh kryeministri Maqedoninë pas 2 ose 4 viteve të integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian? A e sheh si shtet multietnik me demokraci konsenzuale mbi parimet e MKO-së? A e sheh me ekonomi të zhvilluar dhe konkurrente në tregun evropian dhe me ofertë pune për gjeneratat e reja?”, deklaroi Selmani.

Kreu i DR-së, deklaroi se kryeministri iu ka borxh qytetarëve t'ia jap sqarimin se a sheh këtë shtet si e shoh unë dhe shumica e qytetarëve të tij? Ose, e sheh një Maqedoni tjetër që do të vazhdonte luftën për mbijetesë kolektive dhe individuale, e izoluar ndërkombëtarisht dhe me tensione dhe kërcënime permanente ndëretnike, pa perspektivë për qytetarët dhe veçanërisht për gjeneratat e reja?

“Kryeministër, është koha e fundit para opinionit të flasim dhe të debatojmë jo për përmendore po për ekonomi, arsim dhe shëndetësi më të mirë. Jo për urrejtje, po për tolerancë ndëretnike. Jo për historinë, po për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi. Jo për partneritete strategjike me Lindjen, po me Perëndimin, aty ku takojmë edhe ne”, shtoi Selmani.

NOA-INA

KOMENTE