Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: Zyra e shtypit e KLD, një rol kyç për drejtësinë
English

Spahiu: Zyra e shtypit e KLD, një rol kyç për drejtësinë

Tiranë, 6 shtator, NOA - Ndërtimi i zyrës së shtypit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në kuadër të zbatimit të projektit “Mbështetje për forcimin e KLD”, i financuar nga Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar (AECID), është dokumentimi i njërit prej kontributeve të vlefshme të dhënë për disa vite me radhë nga specialistët spanjollë ndaj sistemit të drejtësisë shqiptare.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije sot gjatë ceremonisë së inaugurimit të kësaj salle, zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Sipas tij, “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në cilësinë e tij si institucioni protagonist në mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor dhe përtej angazhimeve dhe objektivave në përmbushje të detyrave të tij ligjore, ka gjithmonë vend për të mirëpritur partneritetet dhe për të përfituar nga eksperiencat e vendeve me traditë të fortë juridike”.

“Në çdo institucion, nga më i vogli e deri tek më i madhi, marrëdhëniet me publikun kanë një rëndësi të veçantë, sepse është pikërisht publiku i gjerë që në fund jep vlerësimin e tij për punën e çdo institucioni privat ose publik”, u shpreh ai. Duke shtuar se “pikërisht në këtë institucion që merret me gjithçka ndodh në sistemin gjyqësor, në këtë moment zyra e shtypit luan një rol kyç”.

Sipas Spahiut, qytetarët meritojnë të informohen dhe nga ana tjetër gjyqësori duhet të hap dyert për publikun.

“Është pjesë e përgjegjësive tona të veprojmë ligjërisht, po aq sa të informojmë publikun për reagimin institucional. Sot kjo përgjegjësi, në sajë të ndihmesës së partnerëve tanë spanjollë, do të ushtrohet në nivel akoma më profesional nga një njësi e posaçme e ngritur për këtë qëllim siç është zyra e shtypit pranë Këshillit. Do të thoja se kjo strukturë përmirëson punën tonë njëkohësisht në dy aspekte: ajo garanton një standard të mirë për prononcimin institucional në publik, si dhe reflekton më shumë kredibilitet në shoqëri”, përfundoi fjalën e tij Spahiu.

n.e/NOA

KOMENTE