English

Zihet me bashkëshortin, hidhet krejtësisht e zhveshur nga kati i njëmbëdhjetë

Kinë, 7 Shtator, NOA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në provincën Anhui në Kinë. Një grua e zhveshur u hodh nga kati i njëmbëdhjetë. Gruaja, pas një grindje me bashkëshortin e saj, vendosi të bëjë një gjest ekstrem. Është ngjitur në dritaren e apartamentit, duke u përpjekur për të kryer vetëvrasje. Shërbimet emergjente dhe të afërmit u përpoqën që ta bindin për të hequr dorë nga ky veprim, por ajo nuk ka dashur të dëgjojë askënd.

Përfundimisht të gjitha përpjekjet e bëra nga ato kanë rënë në vesh të shurdhër.

Për fat të mirë shërbimet e urgjencës kishin mundur të bënin gati një dyshek me ajër, i cili ka bërë që gruaja të bjerë pa dëmtime në tokë.

Gruaja tani i është nënshtruar trajtimit psikiatrik.

a.e./NOA

KOMENTE