Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet 16-vjeçari, u kap me pistoletë dhe fishekë
English

Arrestohet 16-vjeçari, u kap me pistoletë dhe fishekë

Shkodër, 7 shtator, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë gjatë orëve të natës një 26-vjeçar pasi gjatë kontrollit u kap me pistoletë pa leje.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se personi i ndaluar është Martin Gjergji, lindur dhe banues në fshatin Paçram të Hajmelit në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore, në vendin e quajtur tek varrezat e dëshmorëve, në automjetin e këtij personi tip BMV me targë BSE 78457, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 4 fishekë, e vendosur në pistoletë.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të tij iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

n.e/NOA

KOMENTE