English

Avokati Genc Gjokutaj, deklarata e plotë për Rahman Selmanllarin

Tiranë, 7 shtator 2010 NOA – Avokati Genc Gjokutaj doli sot para mediave në një deklaratë për shtyp lidhur me klientin e tij Rahman Selmanllari dhe citoi disa thënie të klientit që lidhen me aferat e dyshuara korruptive të ndërtimeve në Digën e Liqenit Artificial.

Më poshtë vijon deklarata e plotë e avokatit Genc Gjokutaj:

“Jam sot ketu me kerkesen klientit tim z. Selmanllari, per te denoncuar tentativat e deshtuara te disa mediave afer Edi Rames per te genjyer ne lidhje me deklarimin e klientit tim diten e djeshme ne Prokurorine e Tiranes me qellim mbrojtjen e imazhit te z. Edi Rama.

Me pergjegjesi te plote ligjore deklaroj para opinionit se deshmia e klientit tim diten e djeshme dhene Prokurorise se Tiranes vijon si me poshte:

1 - Zoti Dritan Avllai ka kerkuar t'i jepet 20% e kontrates ne kembim te studimit te zones dhe lejes se ndertimit !

2 - Kerkesa e z. Avllai eshte pranuar per shkak se ai e ka paraqitur veten si mik te z. Edi Rama qe hap cdo dere ne Bashkine e Tiranes !

Sic shihet qarte nga keto dy pohime deklarata e klientit tim mbeshtet plotesisht akuzat e ngritura ndaj z. Rama.

Po shikojme mundesine te nisim padi penale per shpifje per mediat qe kane mashtruar opinion duke deformuar deklaraten e mesiperme leshuar dje nga klienti im ne prokurorine e Tiranës!

Av Genc Gjokutaj”

KOMENTE