English

“Kërcim dashurie”, me kancer dhe partnerja e Patrik Suejz

Londër, 7 shtator, NOA – Pasi tumori i ka shuar jetën aktorit të njohur Patrik Suejz, tani rezulton të ketë një të tillë edhe partnerja e tij e filmit “Kërcim Dashurie”, Jennifer Grey.

Një lajm i hidhur ky i cili ka çuditur të gjithë botën e filmit dhe dashamirësit e filmit që u bë ikonë e viteve ’90.

Por fatmirësisht, siç bëhet me dije nga mediat e huaja të rubrikave Gossip, aktorja 50- vjeçare e ka mposhtur sëmundjen dhe ka mundur të fitojë ndaj saj, ndryshe nga partneri Suejz i cili gjeti vdekjen.

Për këtë, ajo ka falënderuar neurokirurgun e saj të specializuar për shtyllën kurrizore që i ka shpëtuar jetën.

n.e/NOA

KOMENTE