English

L. Diarra për të zëvendësuar Sissoko

Romë, 8 shtator NOA - Rikthehet emri i Lassana Diarra në ambientet e klubit të Juventusit. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja italiane Tuttosport.

Kështu, në një artikull të saj shkruhej se Juventus është duke përgatitur shitjen e Sissoko, ku me shumë mundësi destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë në kampionatin gjerman në ekipin e Volfsburg. Thuhet se marrëveshja është arritur në shifrën e 9 milionë eurove.

Për këtë arsye duke parë një largim të mundshëm të mesfushorit bardhë e zi, drejtuesit juventin kanë menduar menjëherë zëvendësuesin e tij dhe emri më i përfolur në kohët e fundit është ai francezit të Real Madrid.

r.b/NOA

KOMENTE