Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Do të vazhdojmë ndërtimin e çerdheve, kopshteve e shkollave të reja
English

Rama: Do të vazhdojmë ndërtimin e çerdheve, kopshteve e shkollave të reja

Tiranë, 7 shtator, NOA – “Bashkia e Tiranës i ka kushtuar vazhdimisht vëmendjen e duhur, përkujdesit dhe mirërritjes së brezit të ri. Në këtë aspekt, merr një rëndësi të veçantë përmirësimi i infrastrukturës së çerdheve dhe kopshteve, si institucione tepër të rëndësishme për mirë-rritjen, zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve”.

Një fakt të tillë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama e theksoi gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të çerdhes nr. 52 në rrugën “Ali Visha”, e cila do të hapë dyert për fëmijët e njësisë bashkiake nr.2 në kryeqytet.

“Më në fund dhe në këtë zonë ku është shumë-kërkuar kjo çerdhe, ne ia dolëm që t’i hapnim dyert për 100 fëmijë që do të kenë strehën e tyre të përditshme dhe ia dolëm njëkohësisht, që këtij territori ku nevoja për shërbime është e madhe, t’i përgjigjemi me një premtim të mbajtur”, tha Rama.

Duke shtuar ndër të tjera, se në këtë mënyrë, të gjithë prindërit, gjyshet e gjyshërit e kësaj zone, të mund t’i sjellin fëmijët e tyre në çerdhe dhe të mund të krijojnë për këta fëmijë kushtet më optimale të mirërritjes së tyre.

Sipas tij, rindërtimi i çerdheve do të vazhdojë, ndërtimi i çerdheve dhe kopshteve të reja do të vazhdojë, po ashtu edhe shkollat, për të plotësuar jo më nevoja në tërësi të komuniteteve, që sot janë të plotësuara por dhe nevoja në veçanti, pasi objektivi është që për çdo fëmijë të lindur në këtë qytet, të ketë një hapësirë të përbashkët me të tjerët, bashkëmoshatare e bashkëmoshatarë, që të vegjël deri kur të dalin nga dyert e arsimit parauniversitar, ku të mund të gjithë së bashku të rriten si qytetarët e kryeqytetit shqiptarë të shekullit të ri, si qytetarët e Tiranës Europiane.

“Si qytetarët e atij Bashkimi Europian ku këta fëmijë do të jenë të parët që do të hynë qysh në moshën e tyre më të re me të drejta të barabarta me të tjerët. Në këtë aspekt ka kaq shumë për të bërë, në mënyrë që te rejat e të rinjtë tanë të jenë qytetare e qytetarë që të përfitojnë nga hapësirat e Bashkimit Europian pa qenë as inferiorë, as më pak të përgatitur, as më pak të gatshëm që t’u përgjigjen sfidave të jashtëzakonshme të konkurrencës së lirë, sfidave të jashtëzakonshme të një bote e cila bazohet te merita dhe jo tek klientela e kështu me radhë”, përfundoi fjalën e tij, kryebashkiaku Rama.

Duke sqaruar se në këtë aspekt, çerdhet publike tashmë nuk konsiderohen vetëm vende ku fëmija mund të rrijë për të kaluar disa orë e për të lehtësuar hyrjen e gruas në punë, por mbi të gjitha si mjedise edukuese në të cilat fëmija mund të eksperimentojë format e para të shoqërizimit, duke rritur dhe zhvilluar potencialet e veta, në një kontekst të projektuar për të plotësuar kërkesat e tij. n.e/NOA

KOMENTE