Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ZMK Olldashit: Të debatojmë për trajtimin e pasagjerëve në linjat ajrore dhe detare
English

ZMK Olldashit: Të debatojmë për trajtimin e pasagjerëve në linjat ajrore dhe detare

Tiranë, 7 shtator, NOA - Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve i ka drejtuar sot ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, një kërkesë për organizimin e një tryeze të rrumbullakët ku të trajtohet situata e vazhdueshme aktuale e rëndë e trajtimit të pasagjerëve shqiptarë në linjat e transportit ajror dhe detar si dhe situata kaotike e transportit ndërkombëtar rrugor.

“Duke e vlerësuar pozitivisht reagimin për heqjen e licencës së kompanisë ajrore ItAli Star Airëays, Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve-ZMK nisur nga situata e rëndë në të cilën u ndodhën me qindra pasagjerë të kësaj kompanie gjatë këtyre ditëve, si dhe situata të ngjashme të vazhdueshme që ndodhin me pasagjerët shqiptarë në transportin ndërkombëtar ajror, detar dhe rrugor, kërkon që të rganizojmë bashkarisht një tryezë të rrumbullakët brenda 2 javëve në lidhje me kushtet e shërbimit të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Në këtë treyzë të marrin pjesë të gjitha autoritetet dhe agjencitë shtetërore që trajtojnë çështjet e transportit ndërkombëtar si dhe grupet e interesit dhe të diskutohet mbi situatën e krijuar dhe nga ana tjetër për masat që duhen ndërmarrë për të mbrojtur interesin e konsumatorëve”, thuhet në kërkesën e ZMK-së.

Duke shtuar se kompani të ndryshme shesin bileta mbi kapacitetin e tyre në transportin detar duke i detyruar pasagjerët të qëndrojnë në kushte shumë të vështira (gjatë

periudhës së gushtit), nuk respektojnë afatet dhe oraret duke dëmtuar vazhdimisht programin e pasagjerëve për udhëtime më të gjata sipas pasojë e mungesës së arritjes së

koincidencave të udhëtimit, kanë mbajtur pasagjerët në kushte detyrimi jashtë çdo norme ligjore (siç ka ndodhur psh. në Portin e Ankonas) apo duke i ndryshuar destinacionin

dhe lënë në mëshirë të fatit (siç ka ndodhur që pasagjerët shqiptarë janë në nisur për në Romë dhe kanë përfunduar në Bratislavë apo janë nisur për në Ankona dhe kanë përfunduar në Bari) etj.

n.e/NOA

KOMENTE