Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Guinness, Nino Hernandez, njeriu më i shkurtër në botë, por deri në tetor
English

Guinness, Nino Hernandez, njeriu më i shkurtër në botë, por deri në tetor

Tiranë, 8 Shtator NOA - Pasardhësi i Pingping është Nino Hernandez. Bëhet fjalë për personin më të shkurtër në botë, i cili tashmë është kolumbiani 24 vjeçar.

Lajmi është bërë zyrtar nga vetë përgjegjësit e Rekordeve Guinness.

Lartësia e tij,e certifikuar nga Guinnes Worl Record është rreth 68,58 cm dhe peshon vetëm 10 kile.

Edward Nino Hernandez jeton në Bogota, i pëlqen të kërcejë dhe ëndërron të ketë një makinë të shpejtë dhe dëshiron të shohë botën. Edward punon me kohë të pjesshme, si balerin dhe ka deklaruar: "Unë ndihem i lumtur, sepse unë jam një i tillë, unik". Gjithashtu tregon se është fejuar me një vajzë 18 vjeçare që është 1 e 50 e gjatë. Ai është në pritje të një operacioni në sy e gjithashtu ka fituar një rol në një film të ri,ku do të bëjë hajdutin e drogës.

Nëna e tij thotë se në lindje Edward peshonte vetëm 1,5 kg dhe ishte i gjatë vetëm 15 cm.

Hernandez trashëgon rekordin pas vdekjes së PingPing (74cm), por ky rekord për 24 vjeçarin do të zgjasë pak, pasi, në tetor, e reja nepaleze Khaqendra Thapa Magar, 56 cm, do të mbushë 18 vjeç dhe është e destinuar për t'u bërë njeri më i shkurtër në botë.

r.b/NOA

KOMENTE