English

Pasqyra e Shtypit, 8 shtator 2010

Tiranë, 8 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 8 shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme ofertën e paraqitur nga Partia Socialiste ndaj mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ato paraqesin edhe reagimet e organit të akuzës ndaj dëshmisë së Selmanllarit për çështjen Lepri-Vokshi. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i ndeshjes së Shqipërisë dje me Luksemburgun dje në “Qemal Stafa”, ku me rezultatin 1-0 ka arritur renditjen si e para në grup.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Oferta e PS për zgjedhjet”, i cili citon faktin sesi Partia Socialiste ka përgatitur një propozim ndaj mazhorancës për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Selmanllari përplaset me prokurorinë”, referuar dëshmisë së dhënë nga i akuzuari për çështjen “Lepri-Vokshi”.

“INSTAT: Shqiptarët shpenzojnë më shumë për makina se për ushqime”, është një artikull që citon raportin e fundit të Institutit të Statistikave.

“Goli i Salihit me Luksemburgun, nxjerr Shqipërinë të parën në grup” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Për ndëshkimet/Deputetët e PS kundër Ruçit për rregulloren e re”, i cili tregon disa reagime mbi rregulloren e re që është hartuar në selinë rozë për Kuvendin.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Topalli: Kam dëgjuar për Bashën, kandidat i mirë për Bashkinë e Tiranës/ Ndryshimet në qeveri i ka në dorë kryeministri, po të doja isha në qeveri”.

Ndërkaq, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Financimet/ Paratë nga Arabia, myftiu shoqërohet në polici”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në rubrikën sportive është edhe ai me titullin “Me Luksemburgun/ Kombëtarja fiton, ngjitet në krye të grupit”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Dosja sekrete e PS, del oferta e Ramës për Berishën”, i cili tregon të plotë ofertën e selisë rozë ndaj asaj blu për zgjidhjen e ngërçit politik.

“Lidhja Tan Lepri-Vokshi, Rafi ndryshon dëshminë, akuza: Do e pyesim sërish”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Tanja Fajon: Vizat? Shqipëria të zgjidhë ngërëin politik”.

“Gjergj Leka: Dorina në X-Factor? Nuk u bëra asnjëherë baba për të” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Oferta e plotë e PS për Berishën”, i cili tregon detaje nga marrëveshja që Partia Socialiste ofron për mazhorancën mbi zgjidhjen e krizës politike në vend.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Dëshmia e Selmanllarit, mbrojtja përplaset me akuzën”.

Ndërsa çështja e problemeve në selinë rozë mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Intervista/ Arben Malaj: Vuvuzelat lanë stadiumet, hynë në politikë”.

“Myftiu i Lushnjës: Nuk e di origjinën e parave për xhaminë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Kume: Hetimi i zgjedhjeve nuk bëhet pa ndryshuar kodin”, i cili i referohet një interviste të dhënë nga ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, ku sqaron domosdoshmërinë e ndryshimeve në kodin zgjedhor dhe pse

duhen djegur fletët e votmit.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Replika, Ruli: Akuzat e Ramës, bomba tymuese”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Kërë vjeshtë hiqen vizat, Shqipëria në Bashkimin Evropian”.

Ndërsa në rubrikën “vëzhgim” do të lexoni “Akademia e Arteve/ Sa shpenzime për t’u bërë student”.

n.e/NOA

KOMENTE