Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent/ Parandalohet një vrasje në Shkodër, policia menjëherë në vendgjarje
English

Urgjent/ Parandalohet një vrasje në Shkodër, policia menjëherë në vendgjarje

Shkodër, 8 shtator, NOA – Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës së mirëorganizuar të forcave policore, është bërë i mundur parandalimi i një vrasje në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se ajo ka ndodhur rreth orës 14.10 të mesditës së sotme, konkretisht në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku ka patur të shtëna me armë zjarri, por sa kanë mbërritur në vendngjarje shërbimet policore, është bërë i mundur neutralizimi dhe parandalimi i një krimi.

Paskëtaj, mësohet se autori i ngjarjes sapo është vënë në ndjekje nga forcat policore, ka braktisur armën e krimit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka kaluar veçse një orë dhe ai është arrestuar në flagrancë.

Thuhet se autori i krimit ka qenë 21-vjeçari Savin Bardhi, banues në lagjen “Guerrile”, të Shkodrës. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit mes19-vjeçarit Almir K. dhe 22-vjeçarit Fatjon M., e nga ana tjetër Savin Bardhit, ku ky i fundit ka shtënë me pistoletë.

Për pasojë, është plagosur lehtë në njërën dorë 22-vjeçari Fatjon M., ndërsa policia po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore.

Ndërsa materialet në ngarkim të Bardhit do i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e mbajtjes pa leje të armeve dhe municioneve luftarake”. n.e/NOA

KOMENTE