English

Robinho menjëherë protagonist

Milano, 9 shtator NOA - Dita e shumëpritur më në fund është shijuar nga të gjithë tifozët e Milanit, pasi Ibrahimovic dhe Robinho sapo kanë përfunduar seancën e tyre të parë stërvitore në Milanello.

Suedezi së bashku me disa lojtarë të tjerë ka zhvilluar një stërvitje të veçuar, e cila ka konsistuar në atletikë të lehtë. Menjëherë në fushën e lojës dhe menjëherë protagonist ka qenë Robinho. Braziliani tregoi kushte mjaft të mira fizike dhe është vënë shumë herë në dukje gjatë ndeshjes së zhvilluar mes lojtarëve kuq e zinj.

Një lajm, i cili sigurisht ka gëzuar teknikun Allegri pasi që në ndeshjen e ardhshme ai mund të mbështetet tek shërbimet e ish sulmuesit të City.

r.b/NOA

KOMENTE