Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blatter 35 vjet në FIFA: Nuk dua të dal në pension
English

Blatter 35 vjet në FIFA: Nuk dua të dal në pension

Gjenevë, 10 shtator, NOA – Ai tani është plot 74 vjeç dhe gjysmën e tyre e ka kaluar në kryesimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, e mesa duket, ka dëshirë ta bëjë këtë deri në fund të jetës.

Kështu ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, gjatë një interviste në faqen zyrtare të institucionit që drejton, duke pohuar se nuk ka ndër mend të dalë në pension., por të vazhdojë punën me të njëjtin ritëm.

“Kur erdha në fillim në FIFA, m’u ngarkua detyra të realizoja një detyrë për zhvillimin e shoqatës. Gjatë punës, e kuptova shumë shpejt se futbolli është më shumë se një lojë. Misioni im nuk ka përfunduar ende”, thekson Blatter në këtë intervistë. Sa i përket ndryshimeve të reja në lojën e futbollit, ai tha se do të synohet heqja e barazimeve nga faza e grupeve në botëror.

“Kemi parë skuadra që zbrisnin në fushë për të mos humbur. Ky është një argument që dua ta bisedoj gjatë mbledhjeve të ardhshme në komisionet teknike. Duhet të gjejmë një rrugë që të inkurajojë futbollin e hapur në një turne të tillë ku skuadrat duhet të luajnë për të fituar. Duhen parë edhe shtesat ku shumë skuadra mbyllen në mbrojtje për të evituar me të gjitha mënyrat pësimin e një goli. Mund të shkojmë direkt tek penalltitë pas 90 minutave ose të rikthejmë golin e artë. Të shohim”, pohon Blatter lidhur me një argument të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE