Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhjetë veprimet mashkullore që vrasin romantizmin në dashuri
English

Dhjetë veprimet mashkullore që vrasin romantizmin në dashuri

Itali, 11 Shtator, NOA- Një studim i bërë nga Azienda vinicola Pasqua (Itali), ku u intervistuan mbi një mijë gra midis moshës 18 dhe 55 vjeç, ka identifikuar dhjetë sjelljet që vrasin romantizmin në dashuri:

1) Në restorant

Një nga situatat kryesore për të "vrarë" romantizmin është kërkesa për të paguar faturën gjysmë për gjysmë pas një vakti në një restorant. Më keq akoma, nëse ju bën ta paguani të gjithën 2) Tregon çmimin e dhuratës Pasi ju ka bërë një dhuratë, tregon çmimin duke vënë në dukje se ka shpenzuar shumë para për t’ju bërë të lumtur. 3) Nuk vjen t’ju marrë Kur një femër është ftuar të dalë pret që partneri i saj të sillet si një mashkull xhentil. Do të ishte vetëvrasje duke mos ardhur t’ju marrë, duke lënë takimin direkt në kinema, apo restorant.

4) Shikon femrat e tjera Ndodh që duke ecur dorë për dore me ju mund ti shkojnë sytë te minifundi i një femre tjetër. 5) Përvjetori Historikisht, meshkujt kanë një memorie hekuri kur vjen puna për të kujtuar karakteristikat e automjetit të tyre të parë ose të golit të parë të shënuar nga sulmuesi i preferuar. Shumë keq nëse mund të ndodhë të harrojë përvjetorin e lidhjes tuaj.

6) Miqtë

E tepron në daljen me miqtë e tij duke ju lënë ju në hije. 7) Muzikë në makinë

Jeni në makinë. Ajo pret të dëgjojë një këngë romantike pas mbrëmjes së bukur që kaluan bashkë dhe ai ve CD e rokut të tij të preferuar. 8) Kremi solar në plazh

Jeni në plazh dhe nuk ju shpërndan me duart e tij kremin në trup. 9) Eviton përqafimin në publik Nuk është e lehtë për tu shpjeguar, por femrat kanë një tendencë të natyrshme për të kërkuar vazhdimisht të jenë të përqafuara, sidomos në publik. Dhe presin që partneri të bëjë të njëjtën gjë. Ju e përqafoni dhe ai ju eviton apo irritohet. 10) Nuk ju dëgjon Ju i flisni e ai nuk i kushton vëmendje të fjalëve tuaja, mendja e tij është diku gjetkë.

a.e./NOA

KOMENTE