Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapet konkursi për Shkollën e Policisë, kriteret për të veshur uniformën blu
English

Hapet konkursi për Shkollën e Policisë, kriteret për të veshur uniformën blu

Tiranë, 10 shtator, NOA – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka prezantuar sot formularin dhe kriteret që duhet të plotësojnë të gjithë personat që duan të jenë pjesë e forcave të rendit.

Procesi i aplikimeve hapet më 13 shtator 2010 dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit 2010. Procedurat e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë përcaktojnë se aplikimet janë të vlefshme për studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Aplikimet do të bëhen pranë të gjithë Drejtorive të Policisë në Qarqe.

Kriteret kryesore që duhet të përmbushin personat e interesuar janë; -Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë.

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.

-Të ketë mbaruar shkollën e mesme.

-Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në shërbimin policor.

-Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë.

-Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B.

Nga ana tjetër aplikantët do të jenë të informuar në mënyrë më të detajuar për çdo paqartësi nga strukturat e Drejtorive të Policisë në Qarqe.

Ndërkohë që testimi i kandidatëve do të vijë në një fazë të mëvonshme, ku aplikantët do t’u përgjigjen pyetjeve, do të kenë udhëzimet e testimit me shkrim, si dhe sqarime mbi mënyrën e plotësimit të formularit.

a.k.NOA

KOMENTE