English

Imazhi i ri i PD do të jetë ish-zëdhënësja e Mbrojtjes dhe e Arsimit

Tiranë, 10 Shtator 2010 NOA – Zëdhënëse e Partisë Demokratike nga sot është Albana Mustafaraj, deri dje zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe më herët me të njëjtën detyrë tek Ministria e Mbrojtjes.

Burime zyrtare nga PD konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA se pas largimit të Erla Mëhillit e cila është aktualisht zëdhënëse e Kryeministrit, në vend të saj u emërua Albana Mustafaraj.

Prej vitesh gazetare, kohë më parë një ndër më të njohurat në televizion, sidomos në Top Channel, Mustafaraj njihet dhe për zërin e saj karakteristik, imponues gjatë përçimit të informacionit për publikun.

Pas rreth tre muajsh pa zëdhënës, kështu PD tani ka imazhin e ri të saj, sërish një femër, sadopak, element zbutës për këtë politikë kaq të ashpër që luhet në Shqipëri.

e.r/NOA

KOMENTE