Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karzai: Djegia e Kuranit? As mos ta çojnë ndër mend
English

Karzai: Djegia e Kuranit? As mos ta çojnë ndër mend

Kabul, 10 shtator, NOA – “Kemi marrë vesh se një prift ka vendosur të djegë Kuranin. Ne i themi se as që duhet ta mendojë ta bëjë këtë gjë”.

Një fakt të tillë e ka pohuar për mediat presidenti afgan, Hamid Karzai, sipas të cilit akti i menduar nga pastori amerikan, Terry Jones, për djegien e Kuranit ditën e 11 shtatorit, as që duhet të merret me mend se mund të realizohet.

Nga ana tjetër, ai i ka bërë thirrje udhëheqësit të talibanëve, Mullah Mohamad Omar, që të pushtojë së luftuari dhe t'u bashkohet bisedimeve paqësore që synojnë t'i japin fund luftës së gjatë në Afganistan.

“Shpresojmë që Omar Akhund të bashkohet me procesin e paqes dhe të heqë dorë nga atentatet mizore që shkaktojnë viktima mes burrave, grave dhe fëmijëve”, ka pohuar Karzai. n.e/NOA

KOMENTE