Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pastori amerikan pezullon djegien e Kuranit, arrin marrëveshje me myslimanët
English

Pastori amerikan pezullon djegien e Kuranit, arrin marrëveshje me myslimanët

Uashington, 10 shtator, NOA – Ai çuditi gjithë botën me guximin për të shqiptuar në sy të të gjithëve fjalët se do të djegë publikisht Kuranin, librin e shenjtë të fesë islame.

Por duket se pastori i një kishe të vogël amerikane, Terry Jones, e ka anuluar planin e tij, të paktën për momentin për të djegur kopje të Kuranit në përvjetorin e nëntë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ai ka deklaruar se një ndryshim të tillë e ka ndërmarrë pasi kishte arritur një marrëveshje me udhëheqësit myslimanë për të ndryshuar vendin e ndërtimit të një qendre islamike dhe një xhamie të planifikuar për t’u ndërtuar pranë vendit ku ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork.

Ndërkaq, një klerik mysliman i cili u shfaq me pastorin Jones në Florida, imami Muhammad Musri, tha se do të shkonin së bashku në Nju Jork për të diskutuar mbi ndryshimin e vendit të ndërtimit të qendrës islamike.

Lajmi i publikuar prej Terry Jones, për djegien e Kuranit shkaktoi mjaft reagim në qarqet diplomatike, jo vetëm amerikane, por edhe ato të Lindjes.

Ka qenë vetë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, i cili i telefonoi pastorit Jones dhe i kërkoi atij që të mos vazhdonte me planet për djegien e Kuranit, duke i thënë pastorit se kështu mund të vinte në rrezik jetët e ushtarëve amerikanë.

Ndërkaq, plani i tij është kritikuar nga presidenti Barak Obama, dhe nga liderët politikë e fetarë në mbarë botën. n.e/NOA

KOMENTE