Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti në Vjenë: Sektori energjetik, 400 milion euro investime
English

Prifti në Vjenë: Sektori energjetik, 400 milion euro investime

Vjenë, 10 shtator, NOA – Sektori energjetik është një ndër më të suksesshmit në vend. Në një konferencë të organizuar në Vjenë me temë “Dita e Shqipërisë në Komunitetin e Energjisë”, ministri Dritan Prifti ka prezantuar para kompanive të interesuara drejtimet kryesore të investimeve në këtë sektor. Ai ka thënë se “sektori energjetik në Shqipëri,ka arritur 400 milion euro investime në shpërndarje dhe transmetim”, duke e cilësuar këtë si një shenjë mjaft pozitive.

Në takimin e zhvilluar në Vjenë kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe mjaft përfaqësues nga kompanitë që bëjnë shpërndarjen e energjisë.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Dritan Prifti bëri një prezantim të detajuar të zhvillimit të sektorit të energjisë në Shqipëri, të reformave që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren nga qeveria shqiptare, si dhe objektivave që synohet të realizohen nga qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre reformave.

Prifti theksoi se janë eliminuar problemet e furnizimit të konsumatorëve me energji, pasi nuk ka kufizime të saj.

Ndërsa për sektorin e naftës, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës theksoi faktin se Shqipëria sot është i vetmi vend në botë ku prodhimi i naftës është në rritje.

a.k/NOA

KOMENTE