Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tregimi i Arian Lekës “Vëllezër në brisk”, në antologjinë “Best Europian Fiction 2011”
English

Tregimi i Arian Lekës “Vëllezër në brisk”, në antologjinë “Best Europian Fiction 2011”

Tiranë, 10 shtator, NOA/ Milena Selimi - Është përzgjedhur të jetë pjesë e antologjisë evropiane “Best Europian Fiction 2011”, shkrimtari dhe poeti Arian Leka, i cili përfshihet në këtë antologji me tregimin “Vëllezër në brisk”.

“Best Europian Fiction” është një antologji vjetore e tregimit evropian, e cila botohet nga “Dalkey Archive Press”.

Themeluar në Illinois, në vitin 1984, prej Dalkey Arkivi Press, kjo nismë ishte dhe mbetet “një aventurë donkishoteske", siç u quajt, një sipërmarrje që iu përkushtua botimit të letërsisë më të mirë bashkëkohore nga e gjithë bota.

“Dalkey Arkivi Press” bën pjesë ndër botuesit më të respektuar në fushën e publikimit të letërsisë.

Ky botues është specializuar në publikimin dhe përkthimin e letërsisë. Veprimtaria e tyre përfshin rreth 30 vepra fiction çdo vit.

Katalogu i “Dalkey Arkivi Press” përmban thuajse 500 libra të botuar nga mbi 30 vende të botës. “Best Europian Fiction 2011” është pjesa e dytë e një antologjie të përvitshme të tregimeve nga e gjithë Evropa, e cila nisi si projekt më 2010. Seria drejtohet dhe përgatitet nga Aleksandër Hemon, shkrimtar i njohur me origjinë boshnjako-amerikane, fitues i Çmimit “MacArthur Foundation”, të cilin lexuesi shqiptar e njeh edhe përmes botimit të esesë së tij në antologjinë e shkrimtarëve më të mirë të Evropes Juglindore, "Ata që janë ndryshe dhe që i kemi pranë".

Tregimi i Arian Lekës, “Vëllezër në brisk” është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në revistën “Mehr Licht” (Nr. 17, verë 2001) dhe në vëllimin “Shpina e Burrit” (Toena, 2005), libër ky që u vlerësua me çmimin letrar të MTKRS-së të po atij viti. Në gjuhën angleze tregimi u përkthye nga Sara Lynn Smith dhe mban titullin “Brothers of the Blade”. Botimi përmban tregimin e autorit dhe një intervistë ekskluzive me të.

Arian Leka është një nga autorët më aktivë të letërsisë, sidomos viteve të fundit, duke shtuar dhe veprimtarinë e tij botuese, por dhe në sensin politik të njohjes së poetëve tanë më tej, deri në një përpjekje për ta afruar Ballkanin në zonën më të errët; sipas ndjeshmërive etnike.

Vetëm dy muaj më parë ai njoftoi fillimin e serisë “Lexime Ballkanike”, një kolanë e shtëpisë botuese Ideart, e cila nisi me dy vepra kroate, “Kalda-Histori nën lëkurë” e shkrimtarit kroat, Edo Popoviç dhe “Hotel Grand” e shkrimtarit, Renato Baretiç.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE
  • faja20:14 - 11 Tetor 2010
    A. Leka e kam njohur qe ne vitet kur studionte per flaut ne shkollen e musikes ne durres.Kam pasur per pak kohe nje miqesi te thjeshte me te.Lexonte shum dhe ishte djale inteligjent. Me vjen mire kur degjoj qe librat e tij perkthehen ne gjuhe te huaja.Ne ato vite te turbullta me kujtohet nje mbremje kur po pinim nje got vere ne localin VOLLGA ne Durres.....! Suksese Arian. Mundohu te shkruash diçka dhe per ato vite. Nga ITALIA Faja