English

Berisha shkon për fundjavë pushimi në Kosovë, me të gjithë familjen

Prizren, 11 Shtator 2010 NOA – Mbrëmja e sotme, i ka gjetur të gjithë bashkë, në një fundjavë ndryshe, vërtet plot mbresa. E si shqiptarë që jemi, ca tradita i kemi dhe i duam shumë ndaj një ndër to që e respektojmë, është dhe kthimi i vizitës.

Kështu ka bërë dhe kryeministri ynë, Sali Berisha. Pak ditë pasi familja kryeministrore kosovare ishte për pushime të shkurtra në Shqipëri, edhe homologu i Tiranës ka zgjedhur t’i “kthejë reston”.

Së bashku me gruan, Liri Berisha, vajzën Argita dhe të shoqin Jamarbër dhe fëmijët e tyre epo ashtu dhe me djalin Shkëlzenin dhe familjen e tij, kryeministri gjendet në Prizren, për një fundjavë pushimi.

Ndonëse vizita është private, ne kemi arritur të mësojmë dhe vendndodhjen e saktë të familjes kryeministrore.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se Berisha i ndjekur nga familja dhe nën harenë e nipërve dhe mbesave, gjenden në pikën turistike që ndodhet rrëzë malit të Sharrit në një hotel tipik dimëror dhe tradicional.

Pritet që fillimjava ta kthejë në Shqipëri familjen kryeministrore, për të rinisur ditët aktive të javës së punës.

Më herët sot paradite, Berisha shkoi në Kukës ku përuroi konviktin e ri dhe lëshoi mesazhe të forta optimizmi për të ardhmen e vendit. Siç ndërtuam autostradën që lidh Kukësin me pjesën tjetër të Shqipërisë, ashtu do të ndërtojmë dhe të ardhmen tonë, - u shpreh kryeministri.

e.r/NOA

KOMENTE