Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Facebook mund Google, bëhet i frekuentuari më i madh nga përdoruesit e internetit
English

Facebook mund Google, bëhet i frekuentuari më i madh nga përdoruesit e internetit

Uashington, 11 shtator, NOA – Facebook mund Google, të pakën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tendencë kjo në rritje edhe për vende të tjera në botë, mes tyre edhe Shqipëria.

Sipas një studimi të publikuar sot nga kompanitë e marketingut amerikan, përdoruesit e internetit në SHBA, tashmë kalojnë më shumë kohë në faqen e rrjetit shoqëror, Facebook se në faqet e motorit të kërkimit, Google.

Të dhënat konkrete, tregojnë se më shumë sesa 10% e minutave të shpenzuara në internet në SHBA, janë të dedikuar për rrjetin shoqëror Facebook, me 41.100.000 minuta në total të konsultimit, një shifër në mënyrë të qëndrueshme në rritje që nga shkurti i këtij viti.

Ndërsa Google ka arritur 39.800.000 minuta në total me vendosjen e të gjitha faqeve të saj si (Engine, Messager, YouTube, Google lajme etj), një shifër kjo më e ulët se në korrik, e cila rezultonte të ishte 40.500.000 minuta.

E kjo dukuri, duket se po shfaqet edhe në vende të tjeta të botës, ku ekspansioni i komunikimeve në Facebobk duket se po ia rrëmben klientët e dikurshëm Google apo edhe faqes tjetër të njohur në mbarë botën, Yahoo.

n.e/NOA

KOMENTE