Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e nesërme nga NOA e Meteoalb
English

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e nesërme nga NOA e Meteoalb

Tiranë, 11 shtator, NOA - Bregdeti dhe zona e ulët ditën e nesërme, 12 shtator 2010, do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ndërkohë që zonat malore do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë orëve të mesditës.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te permiresoje kushtet atmosferike ne pjesen me te madhe te vendit, por e gjithe zona lindore do te mbetet e rrezikuar nga vranesira dhe shira lokale. Mbremja dhe nata largon shirat nga i gjithe territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes, ndersa mesdita do te ruajse serish vlera kostante te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim lindor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te arrije 3 balle.

Europa

Europa veriperendimore dhe ishujt britanike do te dominohen nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Po ashtu ne kushtet e vranesirave dhe shirave do te jene ballkani Verior si edhe pjesa me e madhe e Europes Lindore. Vendet nordike do te kene renie te ndjeshme te temperaturave, ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te jete e kthjellet me kalime vranesirash te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë

Greqia alarmon per stuhi te forta ere dhe rrufe;

Ballakni Verior rrezikohet nga shira ne forme rrebeshi;

Spanja alarmon per ere te forte dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE