Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent/ Dy tërmete të fortë trondisin Korçën
English

Urgjent/ Dy tërmete të fortë trondisin Korçën

Korçë, 11 shtator, NOA – Dy lëkundje të forta tërmeti, të rëna njëra pas tjetrës, kanë tronditur vetëm pak minuta qytetin e Korçës duke shkaktuar panik tek banorët e saj.

Siç bëhet me dijeni paraprakisht nga ekspertët e sizmiologjisë, goditja e parë ka qenë me e forta, me një magnitudë prej 4.6 ballë e shkallës Rihter, ndërsa tërmeti i dytë u shënua vetëm pak çaste më vonë dhe kishte një fuqi prej 3.1 ballë e shkallës Rihter.

Përkatësisht, lëkundja e parë e tërmetit u shënua në orën 17.47 dhe thellësia e saj ka qenë 2 kilometra nën tokë, ndërsa epiqendra ka qenë 6 kilometra larg Bilishtit.

Ndërsa për lëkundjen e dytë mësohet se u shënua në orën 17:52, me epiqendër vetëm 2 kilometra larg qytetit të Bilishtit dhe thellësi prej 2 kilometrash nën tokë.

n.e/NOA

KOMENTE