English

Autoritetet lirojnë 95 “skllevër” në Brazil

Rio de Zhanero, 12 shtator – Autoritetet braziliane kanë njoftuar se kanë shpëtuar 95 punëtorë të fermave, të cilët janë mbajtur në kushte të ngjashme me skllevërit, ka raportuar agjencia zyrtare Brazil.

Punëtorët nuk ishin të regjistruar dhe nuk kishin ujë të pijshëm e pajisje të sigurisë. Ata do të kompensohen, raporton BBC.

Qeveria e Brazilit ka nisur një plan për zhdukjen e skllavërisë në vitin 2002. Mbi 5 200 punëtorë, të cilët jetonin në kushte të afërta me skllevërit, janë shpëtuar në vitin 2008.

Ata punojnë në kushte të këqija dhe flenë në baraka të mëdha. Ndërkohë që pronarët ushtrojë presione dhe diskriminim, jo vetëm për pagesë por edhe në trajtimin njerizo të tyre.

a.k.NOA

KOMENTE