Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ceremoni përkujtimore në 12-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit
English

Ceremoni përkujtimore në 12-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

Tiranë, 12 shtator, NOA – Vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari do të përkujtohet sot në 12-vjetorin e saj. Politikanë dhe personalitete të ndryshme të vendit kanë planifikuar zhvillimin e homazheve në memorialin që është ngritur afër Partisë Demokratike, vendin ku u vra dhe deputeti demokrat në 12 shtator të vitit 1998 në orën 21:15 teksa ka qenë duke dalë nga selia blu.

Së bashku më Azem Hajdarin u vra dhe truproja e tij Besim Çerja dhe u plagos truproja tjetër. Azem Hajdari është një prej drejtuesve të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.

Ai ka qenë themelues i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.

Vrasja e deputetit Hajdari u kthye në një protestë duke sjellë dhe ngjarjet e shtatorit të vitit 1998.

Drejtësia ka futur në burg vrasësit e Azem Hajdarit, të cilët nuk e kanë pranuar asnjë herë autorësinë e kësaj ngjarje. Ndërkohë që në këtë proces kanë marrë pejsë dhe hetues ndërkombëtarë.

Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës. Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si "Vrasja e Shekullit".

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin "Nderi i Kombit".

Ndërsa është bërë traditë që në çdo 12 shtator politikanë dhe njërëz që e kanë njohur nga afër Hajdarin të kryejnë homazhe në memorialin e ngritur pranë Partisë Demokratike.

a.k/NOA

KOMENTE