English

Grabitën 20 shtëpi në Itali, arrestohen dy “hajdutët akrobatë” shqiptarë

Savona, (Itali), 12 shtator, NOA – Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme pasi dyshohen se janë autorët e vjedhjes së rreth 20 banesave në Savona të Italisë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se dy shqiptarët janë Kreshnik Lika, 41 vjeç dhe Gentian Hasani, 28 vjeç. Seria e vjedhjeve nga dy shqiptarët ka nisur në datën 30 qershor dhe brenda dy muajsh kanë arritur të shënojnë një “rekord” për policinë Italiane.

Lika dhe Hasani ruanin momentin kur pronarët e vilave dhe shtëpive kanë qenë në gjumë dhe hynin pa bërë zhurmë duke marrë paratë dhe sendet e tjera me vlerë që mund të gjenin.

Goditja që kryenin studiohej duke parë vendet ku mund të hynin në shtëpi, si dhe zgjidhin banesat që rrezatonin më shumë luks.

Ndalimi i tyre është bërë pas një muaji hetim nga policia italiane. Ata kanë rënë në sy të karabinierëve në momentin që ishin duke vëzhguar terrenin për të bërë grabitjen e radhës. Numri i madh i vjedhjeve që kanë kryer kanë bërë që karabinierët e zonës t’i kërkonin pre disa javësh, madje u kishin vendosur dhe një emër ndryshe nga grabitësit e tjerë, duke i quajtur, “hajdutët akrobatë”.

Dy shqiptarët janë ndaluar taksa bënin xhiro me një makinë “Benz Mercedes”. Ndërkohë që nga verifikimi i dokumenteve doli se kishin pasur dhe më parë probleme me policinë italiane. Gentjan Hasani, një muaj më parë ishte arrestuar pasi kishte hyrë pa vizë në Itali.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti sende të vjedhura, si kamera dhe shumë pajisje elektronike.

b.d/a.k/NOA

KOMENTE