Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“In memoriam”, pesë trofe në “Nine Eleven”
English

“In memoriam”, pesë trofe në “Nine Eleven”

Prishtinë, 12 Shtator 2010 NOA/ Milena Selimi - Filmi 30 minutësh me skenar dhe regji të Ilirian Himajt, “In memoriam”, është shpallur filmi fitues i edicionit të shtatë të festivalit të filmit të shkurtër “Nine Eleven”.

Përpos këtij çmimi “In memoriam” ka fituar edhe katër çmime të tjera, përfshirë atë për skenarin më të mirë dhe regjinë më të mirë.

“In...” ka marrë edhe çmimin për muzikën më të mirë që i ka takuar Trimor Dhomit dhe atë për fotografinë më të mirë (Latif Hasollit).

Bislim Muçaj ka rrëmbyer çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin “Kohë, kohë pas kohe” me skenar dhe regji të Birol Urcan, ndërsa Aurita Agushi është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin e Gazmend Nelës “Muri”.

Çmimi për montazhin më të mirë i ka takuar Arianit Gjonbalaj për filmin “Për ters at’ çast” të regjisorit dhe skenaristit Gentian Koçi.

Filmi “In memoraim” ka për personazh një djalë të cilin trauma nga e kaluara dhe mungesa e familjes e drejton në aktivitete të çuditshme posaçërisht në kureshtjen e tij ndaj zjarrit.

Ndërkohë që më pas ai njihet me një vajzë së cilës “djali i çuditshëm”, i bën përshtypje, mirëpo në fund ajo pëson duke u bërë viktimë e tij.

Për ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell, festivali “Nine Eleven” është një përkushtim, mirënjohje dhe solidarizim me viktimat e njërës prej ngjarjeve më të tmerrshme në historinë amerikane.

“Kjo që po bëni ju është shumë falënderuese për popullin amerikan. Ju jeni festivali i vetëm jashtë ShBA-së që bëni diçka në kujtim të një ngjarjeje tmerruese, 11 shtatorit në New York”, ka thënë Dell.

Në edicionin e shtatë të Nine Eleven, i cili i është dedikuar aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu, janë shfaqur 17 filma nga Kosova dhe Shqipëria.

m.s/e.r/NOA

KOMENTE