English

Iran, SHBA optimiste për lirimin e të burgosurës Sarah Shourd

Washington, 12 shtator, NOA – Shtëpia e Bardhë është optimiste për lirimin e ekskursionistes amerikane Sara Shourd e rrëmbyer dhe e burgosur prej një viti më parë.

Për lirimin e mundshëm të Sarah Shourd është shprehur sot këshilltari politik i presidentit Obama, David Axelrod, i cili tha në një kanal televiziv pas marrjes së lajmit se Teherani mund të lirojë gruan amerikane, se “jemi optimistë dhe shpresojmë që kjo të realizohet, pasi duke iu referuar të shkuarës theksoi këshilltari i Obamës, mbi këtë dosier ka patur batuta të shumta për arrestimin e saj.

Kjo shpresë e Shtëpisë së Bardhë erdhi pasi Irani tha se është gati të lirojë një grua amerikane, që ishte ndaluar pranë kufirit me Irakun, një vit më parë.

Lidhur me zhdukjen e Sarah Shourd, e arrestuar bashkë me dy burra amerikanë në korrik të vitit të shkuar mbi akuzat për spiunazh, vetë ekspertët amerikanët pranuan se ata kishin humbur rrugën në territorin iranian.

Një gjykatës në Teheran, nuk lejoi lirimin e amerikanes, këtë fundjavë duke thënë se nuk ishin përfunduar procedurat ligjore.

Por, sot ai deklaroi se Sarah Shourd mund të lirohej me kusht kundrejt pagesës prej gjysmë milioni dollarë.

Të dy miqtë e Sarah Shourd, Josh Fattal dhe Shane Bauer janë ende në burg, duke pritur gjykimin.

mit/NOA
KOMENTE