English

Jelena Momcilov - vajza magnet

Serbi, 13 Shtator, NOA- Jelena Momcilov, 10 vjeçe, është një vajzë e vogël serbe me një aftësi të çuditshme.

Duart e saj janë në gjendje të tërheqin objekte metalike. Mjekët nuk arrijnë të shpjegojnë se si mund të jetë e mundur që duart e saj janë magnetike.

Jelena, me nofkën tashmë "vajza magnet”, është në gjendje të tërheqë monedha dhe objekte të tjera metalike vetëm me afrimin e duarve

Vajza nga fshati serb Zeljusa, e zbuloi këtë aftësi pesë vjet më parë. Familjarët e saj janë të bindur se Jelena e vogël ka një lloj posedimi të energjisë bio-magnetike.

Ekspertë nga Universiteti i Nishit, po punojnë për të studiuar vogëlushen dhe kuptuar sekretin e aftësive të saj.

a.e./NOA

KOMENTE