Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Negociatat “e reja”
English

Negociatat “e reja”

Sa herë që nisin negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbi serbët e Kosovës rritet trysnia që ta marrin anën e Serbisë. Pra, vetë fillimi i këtyre negociatave kontribuon në rritjen e ndarjes mbi baza etnike në Kosovë. Nuk mund të flasësh për integrimin e serbëve në Kosovë dhe njëkohësisht të shkosh të flasësh me Serbinë për Kosovën

Nga Albin Kurti

Dikur Kosovën e sundonte misioni i OKB-së, UNMIK-u, kurse OKB-ja ndërmjetësonte në negociata midis Kosovës e Serbisë. Tash Kosovën e sundon misioni i BE-së, EULEX-i, ndërsa BE-ja do të ndërmjetësojë në negociata midis Kosovës e Serbisë. Sikurse OKB-ja as BE-ja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës prandaj Serbia i pranon këta organizma si ndërmjetësues.

Ajo që i bashkon OKB-në, BE-në dhe Serbinë është 6 Pikëshi i Ban Ki-moon-it. Vetëm pas 6 Pikëshit si marrëveshje ndërmjet OKB-së dhe Serbisë, dhe në bazë të 6 Pikëshit, pat zbarkuar EULEX-i në Kosovë.

Faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë po na thonë që nuk ka trysni dhe kërkesë që Serbia ta njohë Kosovën. Negociatat e reja do ta kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës.

Serbia nuk do ta njohë Kosovën formalisht, ndërsa Kosova do ta njohë Serbinë substancialisht meqë, ndonëse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor për Kosovën.

Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu praktikisht i pranuan negociatat e reja me Serbinë.

Atyre as që u shkoi ndërmend ta kushtëzojnë çfarëdo bisedimi me Serbinë me kërkimfaljen e saj për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit të kaluar, me drejtësinë dhe zhdëmtimin për viktimat e panumërta, me dëmshpërblimin për shkatërrimet e luftës të kryera nga forcat e Serbisë, me dorëzimin e kriminelëve të luftës, me çështjen e afër 2.000 të pagjeturve, me njohjen e pavarësisë së Kosovës, me ndërrimin e kushtetutës së Serbisë ku në preambulë shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë, me pozitën e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë të shtypur, diskriminuar e nënpërfaqësuar kudo ku janë në Serbi, me mosfinancimin e strukturave të Serbisë në Kosovë etj.

Pika e fundit e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tregon synimin e saj, pra, që krerët institucionalë të Kosovës të futen në negociata njëherë. Nga përvoja dihet që, pasi t’i kenë futur në negociata, kollaj do të lozin me ta mandej. Kosova i ka institucionet e varura politikisht dhe juridikisht kurse politikanët i ka të varur financiarisht.

Hyrja në negociata me Serbinë nga kjo pozitë, patjetër do të rezultojë me koncesione e kompromise të reja.

Sa herë që nisin negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbi serbët e Kosovës rritet trysnia që ta marrin anën e Serbisë. Pra, vetë fillimi i këtyre negociatave kontribuon në rritjen e ndarjes mbi baza etnike në Kosovë.

Nuk mund të flasësh për integrimin e serbëve në Kosovë dhe njëkohësisht të shkosh të flasësh me Serbinë për Kosovën.

Serbia i ka dashur dhe kërkuar këto negociata dhe ato tash do të mbahen. Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu po i pranojnë këto negociata ose pse janë pro Serbisë ose pse janë të korruptuar e të shantazhuar. Mundësi të tretë nuk ka.

Lëvizja VETËVENDOSJE! aktualisht po e zgjeron dhe forcon rrjetin e saj nëpër Kosovë. Nëpër komuna po krijohen Këshillat për Zhvillimin e Qendrave të VETËVENDOSJE!-s. Organizimi ynë i ri do të përgatitet për sfidat e reja. Si për demonstrata e protesta ashtu edhe për zgjedhjet parlamentare.

Ne besojmë që është obligim i të gjithë qytetarëve dhe shoqërisë që ta ndal këtë pushtet që do të na lë pa shtet. Politikisht, këta bëjnë pazare me Serbinë që të mbesin vetë në pushtet.

Ekonomikisht, ata e shesin Kosovën që të pasurohen për veten e tyre. Këta politikanë nuk e mbrojnë dot Kosovën meqë ata vetë po e plaçkisin Kosovën. Këta e mbrojnë vetëm plaçkën e tyre.

(*) Dërguar nga autori, lider i Vetëvendosje

KOMENTE