English

Pasqyra e Shtypit, 12 shtator 2010

Tiranë, 12 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 12 shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare në ditën e sotme kanë si artikull kryesor çështjen e krizës politike dhe qëndrimet e palëve për zgjidhjen saj. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në gazeta është dhe gjyqi ndaj një bande që dyshet si organizatorja e vjedhjes së dhjetëra biznesmenëve në Tiranë. Ndërsa një tjetër argument është ai i përvjetorit të vrasjes së deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ristani: Ligji i ri për kutitë e reja”, i cili i referohet deklaratës së kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani, për djegien fletëve të votimit dhe përgatitjen e kutive për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Marrëdhëniet e Berishës me Azemin”, rrëfimi i Mero Bazes”, i cili është një artikull i gazetarit të njohur Mero Baze që flet për vrasjen e deputetit të PD-së dhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin aktual.

Disa nga titujt e tjerë të gazetës janë, “Abisnet në Irlandë me teknologji moderne”, “Pedagogët rrezikojnë pagën e një muaji”, “Berisha me familjen fundjavë në Kosovë”.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Në qytet dhe bregdet, zbardhen rregullat e reja për ndërtimet”, i cili flet për procedurat e reja që do të aplikohen nga muaji janar i vitit që vjen për dhënin e lejeve të ndërtimit dhe lejet e shfrytëzimit për ndërtimet e reja.

“Financimi i dyshimtë, komunitetit mysliman pezullon nga detyra myftyun e Lushnjës”, është një tjetër artikull gazetës i cili ndalet në hetimin që ka nisur ndaj përfaqësuesi të fesë myslimane në Lushnjë, i cili ka marrë financime nga një shoqatë në vendet arabe, fondet e së cilës për hetuesit kanë qenë të dyshimta.

Disa nga titujt e tjerë kryesor të kësaj gazete janë; “Drejtori i mbyll derën, nxënësi: Do iki në Greqi”, “Libri “Thikat”, Letra e e Tozaj: Akuzat për mua e Kadarenë”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj, “Banda e kasafortave; si u vodhën 11 biznesmen”, i cili flet për vjedhjen e kryera nga një bandë në kryeqytet, e cika ka pasur në shënjestër të saj bizneset dhe shtëpitë e biznesmenëve.

“Jetmiri në sherr me Arian Konomin e “Big Brother”: S’do të martohen, ai ka thënë kot”, është një artikull që flet për jetën e personazheve të spektaklit Big Brother dhe replikat mes pjesëmarrësve në të.

Disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete janë: “Fatmira Hajdari: Arkivoli i Azemit te kryeministra, vrasja e tij e dytë”, “Baza gati protestat, s’ka zgjidhje pa u zbardhur zgjedhjet”, “Kiço Ngjela: U akuzuam për zbatimin të politikës greke, u dënuam me Kodin e Eneverit”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “NATO nën monitorim Shqipërinë”, i cili flet për klasifikimin e informacionit të Aleancës së Atlantikut Verior dhe garancinë që kërkon nga Shqipëria marrja e këtij informacioni.

“Prokuroria: 10 grabitjen e “Hijeve të natës” është një tjetër artikull i kësaj gazete që flet për gjyqin ndaj një grupi kriminal që aktivitetin e tij kryesor kishte vjedhjen e biznesmenëve dhe banesave të tyre, duke marrë shuma të modha.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete, “Milo: Edhe Palestina me Izraelin nuk i zgjatën kaq negociata”, “Berisha përurime në Kukës, fundjavë familjare në Prizren”

“MASH: Tre faza për fituesish për maturantët”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “PD: Edi Rama, ja sa përfiton te Liqeni Artificial”, i cili i referohet akuzave të bëra nga përfaqësuesit e mazhorancës për korrupsionin me lejet e ndërtimit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Nisnin aplikimet, si të përfitosh një banesë sociale” .

Disa nga artikujt e tjerë të kësaj gazete janë; “PS: Berisha mos digj fletët, por dëgjo ndërkombëtarët”, “Studentët, qindra aplikime për t’u kthyer në shtet”, “Berisha” Ndërtimi i të ardhmes, siç bëmë autostradën”, “LSI: Urgjent reforma zgjedhore, PS të kontribuojë”.

a.k/NOA

KOMENTE