Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi, referendumi për kushtetutën, në avantazh ndryshimet e propozuara nga Erdogan
English

Turqi, referendumi për kushtetutën, në avantazh ndryshimet e propozuara nga Erdogan

Ankara, 12 shtator, NOA - Turqia ka mbyllur votimet e referendumit për ndryshimet kushtetuese, të propozuara nga qeveria.

Sondazhet e ditëve të fundit i japin një avantazh, “Po-së” për këto ndryshime. Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan ka arritur të fitojë në referendumin e iniciuar prej tij mbi ndryshimet kushtetuese.

Kampi i Erdogan ka fituar me mbi 50 përqind të preferencave të turqve.

Sipas të dhënave të para, pjesëmarrja në votime ka qenë tejet e kënaqshme, pavërësisht motit të keq në disa qytete.

26 ndryshimet e propozuara synojnë të ndryshojnë frymën e Kushtetutës, që u sanksionua pas grushtit të shtetit në vitin 1980.

Opozita dhe veçanërisht “Qemalistët” ka denoncuar përpjekjet e qeverisë, për shtimin e kontrollit në pushtetin gjyqësor, por në përgjithësi nuk i ka kundërshtuar ndryshimet kushtetuese.

Paketa e reformës kushtetuese ka si qëllim krijimin e një demokracie moderne, pra të ulë ndikimin e ushtrisë veçanërisht në sektorin e politikës dhe drejtësisë.

Në këtë sektor pritet që parlamenti të ketë më shumë pushtet edhe mbi zgjedhjen e gjyqtarëve të lartë apo kryeprokurorëve.

Po ashtu ndryshimet kushtetuese u lejojnë të punuësuarve që të anëtarësohen në më shumë se një sindikatë dhe po ashtu i njeh të drejtën e tubimit, administratës publike.

mit/NOA
KOMENTE