Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Unioni i Gazetarëve të Kosovës denoncon dhunë policore ndaj gazetarit në Mitrovicë
English

Unioni i Gazetarëve të Kosovës denoncon dhunë policore ndaj gazetarit në Mitrovicë

Prishtinë, 12 shtator 2010 NOA – Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), dënoi sot ashpër sjelljen jo korrekte dhe pengesën në punë të gazetarit të agjencisë së lajmeve “Kosovapress”, z. Alidin Damati, nga ana e policit të Kosovës Isak Jashari, në Mitrovicë.

Pengesa në kryerjen e punës së gazetarit z. Damati, UGK e konsideron si të pa pranueshëm dhe si cenim të shprehjes dhe lëvizjes së lirë të gazetarëve.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se dënon ashpër aktet e tilla të cilat janë të pa pranueshme, dhe goditje e rëndë për realizimin e punëve të gazetarëve.

Ndaj UGK, kërkon nga polica e Kosovës dhe nga Drejtoria e Përgjithshme, që të ndërmarrin menjëherë masa ndaj policit Jashari i cili pa të drejt ka penguar punën e gazetarit.

Unioni po ashtu i bën thirrje z. Isak Jashari, që të kërkojë falje publike për gjestin dhe sjelljen e ulët të treguar ndaj gazetarit të agjencionit, “Kosovapress”.

Nga ana tjetër, UGK, kërkon edhe nga institucionet e Kosovës dhe nga ato ndërkombëtare që të punohet më shumë për përmirësimin kushteve, të cilat janë rënduar për gazetarët kohëve të fundit.

Unioni i bën thirrje edhe Policisë së Kosovës që të jenë më vigjilent në mbrojtje të gazetarëve, në mënyrë që t’u mundësohet kryerja e punës në mënyrë profesionale, e të mos jenë pengesë e tyre në punë.

Kurse në përfundim UGK, i bën thirrje të gjithë kolegëve që të punojnë për lirinë e shprehjes dhe të mos bien preh e provokimeve nga njerëzit që i pengon fjala e lirë.

a.b/NOA

KOMENTE