Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje makabre në Shkodër, 3 djem masakrojnë e mbysin fëmijën 13-vjeçar
English

Vrasje makabre në Shkodër, 3 djem masakrojnë e mbysin fëmijën 13-vjeçar

Policia e Shkodrës flet zyrtarisht mbi vrasjen makabre të fëmijës

Shkodër, 12 Shtator 2010 NOA Update – Një djalë në moshën 13 vjeçare ka mbetur i vdekur pasi është masakruar me sende të forta dhe më tej trupi i tij është hedhur në lumë ku edhe është gjetur sot, raporton korrespondenti i agjencisë NOA në Shkodër.

Tragjedia që ka për viktimë fëmijën 13 vjeçar Agim Leraj, lindur e banues në fshatin Pjollë të komunës Shalë në Dukagjin të Shkodrës, ka ndodhur sot rreth ores 00.30, jo larg vendbanimit të tij, ndërsa i vogli kishte dalë afër lumit, pasditen e djeshme në praninë dhe të tre djemve të tjerë.

Policia tha se dyshimet ranë mbi dy adoleshentë dhe një më i rritur, banorë të zonës të cilët besohet të kenë kryer vrasje për motive grindjeje, por hetohet dhe pista e grabitjes.

Burime nga policia e Shkodrës konfirmuan se janë arrestuar Besnik M. Kodra, 26 vjeç

E. M. Kodra, 17 vjeç dhe S. Mjaçaj, 15 vjeç, që të tre, banues ne fshatin Lotaj, Komuna Shalë.

Ata u arrestuan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pasi gjate veprimeve hetimore, te kryera rezulatoi se në bashkepunim me njeri-tjetrin, per motive te dobeta, kane shkaktuar vdekjen duke e mbytur ne bregun e lumit Shale, 13-vjeçarin Agim Leraj.

Sot në ora 03.30, në vendin e quajtur Bregu i Lumit Shale”, 13 vjeçari eshte gjetur i mbytur, ne ujerat e ketij lumi.

Nga veprimet e para hetimore dhe pasi u moren ne pyetje familjaret e viktimës, rezultoi se i mituri, ka dale nga banesa, për te kullotur bagetine ne fshatin “Lotaj”, me shokun e tij S. Mjaçaj, 15 vjeç, banues ne fshatin “Lotaj” Komuna Shale, Dukagjin, ku dhe ma pas ka gjetur vdekjen, pasi është mbytur në lumë nga tre djemtë, një prej të cilit, shoku i tij.

Gjithashtu nga konktrollet e bera nga ana, ne banesen e shtetasit Besnik Kodra, u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine proves materiale nje arme zjarri automatike dhe disa fisheke.

Ne lidhje me ngjarjen ne fjale po kryen te gjitha veprimet e duhura proceduria e hetimore dhe materialet ne ngarkim te shtetasve Besnik M. Kodra, E. M. Kodra dhe S. Mjaçaj di i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Shkoder per vepren penale te “Vrasje ne rrethana cilesuese, e kryer ne bashkepunim”dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake”.

r.d/e.r/NOA

KOMENTE