Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Ndryshimet e propozuara për përmirësimin e performancës së LSI-së në qeveri
English

LSI: Ndryshimet e propozuara për përmirësimin e performancës së LSI-së në qeveri

Tiranë, 13 shtator, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim propozoi sot dy ndryshime në kabinetin qeveritar, përkatësisht dhënien e postit të ministrit të Ekonomisë, zëvendëskryeministrit Ilir Meta dhe vënien si ministër të Punëve të Jashtme të nënkryetarit të LSI-së, Edmond Haxhinasto, ndryshime këto që do të sjellin largimit e ministrit Prifti të akuzuar nga opozita si pjesëmarrës në shumë afera korruptive.

Propozimet e LSI-së, të cilat u respektuan edhe nga shefi i ekzekutivit Sali Berisha u vendosën nga kryesia e LSI-së pas një analize të nivelit të përfaqësimit, të performancës dhe të fokusuara në mënyrë më të drejtpërdrejtë me synimin në rritjen e rolit dhe të zgjerimit të dimensioneve të angazhimeve qeverisëse të LSI-së ne qeverinë e vendit.

Ndryshimet në qeveri i deklaroi sot sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i cili theksoi se një arsye që e bën të domosdoshme këtë lëvizje lidhet edhe me angazhimet dhe me rritje të rolit më të drejtë për drejtë të kreut të LSI-së, Ilir Meta në politikën e brendshme dhe për një prani më aktive më influence dhe më produktive të tij në krye të LSI-së si kryetar i saj.

Këto ndryshime sipas Ramës përligjen nga kërkesat e LSI-së dhe sfida e saj lidhur me zgjedhjet e ardhshme të qeverisjes vendore.

I pyetur nga gazetarët, nëse ministri Dritan Prifti ishte vënë në dijeni për propozimin për largimin e tij nga kabineti qeveritar, sekretari i LSI-së, tha se “Zoti Prifti nuk ishte i pranishëm në mbledhje për shkak të një detyrimi familjar, andaj sipas Ramës, me të ka komunikuar kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pas qëndrimit në unanimitetit të kryesisë së LSI.

I pyetur nëse në largimin e ministrit të Ekonomisë, kanë ndikuar akuzat e opozitës për pasurim të paligjshëm, Luan Rama i shkoi përkundruall pyetjes duke thënë se “Unë thashë argumentet se mbi ç’bazë u arsyetua dhe mbi ç’bazë logjikoi kryesia e LSI-së në propozimin e ndryshimeve, se gjithçka vjen dhe fokusohet në të mirë të rritjes së rolit dhe përfaqësimit të LSI-së në qeverisjen e vendit dhe që detyrimisht është kushtëzuar nga ajo se çfarë ne pretendojmë apo synojmë të arrijmë në kuadër të përmbushjes së programit të qeverisjes dhe jo nga ajo çfarë ka ndodhur apo çfarë është bërë në të shkuarën”.

“Prioritare janë ndryshimet përmirësuese në funksion të përmbushjes së objektivave të politikave qeverisëse të LSI-së”, nënvizoi sekretari i LSI-së, Rama.

Këmbënguljes së gazetarëve lidhur me punën e deritanishme të ministrit Dritan Prifti, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, iu përgjigj shkurt duke theksuar se “ne synojmë të realizojmë shumë më tepër nga çfarë është bërë dhe fakti që kryetari i LSI-së merr përsipër përgjegjësinë e drejtimit të ministrisë së ekonomisë lidhet me të gjithë trendin e zhvillimeve në këtë sektor, që burojnë nga programi i qeverisë në funksion të përmbushjes së disa detyrimeve prioritare, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të vendit dhe me rritjen e punësimit të sektorë, që lidhen drejtpërdrejtë me ministrinë, për të cilën po flasim”, tha më tej Rama.

Nëse zoti Prifti e ka pranuar vendimin për largimin e tij nga qeveria, Rama tha se kjo nuk i përket atij dhe është më pak e rëndësishme se synimi i lëvizjes.

Rama bëri me dije se në rrugë institucilonale kryetari i LSI-së, Ilir Meta si zëvendëskryeministër ka komunikuar edhe me shefin e ekzekutivit Berisha, për ta formalizuar propozimin e LSI-së në veprime ligjore, kushtetuese në të gjithë procedurën që ka të bëjë me ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Lidhur me propozimin si ministër i Punëve të Jashtme të Edmond Haxhinastos, sekretari i LSI-së, Luan Rama tha se “zoti Haxhinasto ka një përvojë të njohur dhe kontribute serioze në shërbimin diplomatik të vendit. Ai ka punuar edhe më parë në ministrinë e jashtme, ka qenë ambasador, dhe se në LSI për shkak të detyrave politike është marrë drejtpërsëdrejti edhe me çështje të politikës së jashtme, duke siguruar njëherësh edhe vlerësimin e kryesisë për emërimin e tij në postin e ministrit të Jashtëm, në vend të Ilir Metës.

I pyetur në lidhje me objektivat e LSI-së për qeverisjen Rama shtoi se “lëvizjet zhvillohen sa herë që lind nevoja për të përmirësuar punën, për të ridimensionuar nevojat e angazhimit dhe për ta bërë angazhimin politik dhe qeverisës më të prekshëm tek qytetarët dhe se nga kjo pikëpamje ne do të analizojmë më shumë seriozitet dhe me shumë përgjegjshmëri të gjithë njerëzit tanë në qeverisjen e vendit dhe do të ndërhyjmë atje ku do ta gjykojnë forumet e LSI-së se ndërhyrja është produktive dhe në sensin pozitiv”.

Rama ka mbrojtur edhe partneritetin e mirë me PD-në duke nënvizuar se “partneriteti mes PD dhe LSI në qeverisjen e vendit, duke qenë se është partneritet për integrimin evropian është padyshim i fokusuar tek ky objektiv prioritar dhe nuk ka të bëjë me asnjë individ apo me asnjë emër personal të askujt.

mit/NOA
KOMENTE