Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 13 shtator 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 13 shtator 2010

Tiranë, 13 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 13 shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme listën e publikuar nga ministria e Arsimit me fituesit e universiteteve. Ato paraqesin edhe pretendimin e ngritur nga Fatmira Hajdari, gruaja e Azem Hajdarit për rihapjen e dosje së vrasjes së tij. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i krimit të rëndë të ndodhur dje në Dukagjin ku një 13-vjeçar u mbyt nga 3 shokë të tij për një varëse floriri. Sikundër, vend zënë edhe deklaratat e kryeministrit grek për ngjarjen e Himarës në Shqipëri, se do pengojë integrimin.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “MASH: Lista e fituesve në universitete”, i cili citon listimin e publikuar nga ministria e Arsimit me fituesit e universiteteve.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Si e ndiqte SHIKU-u Azemin pas shkrimit të Mero Bazes”, referuar ngjarjeve të viteve ’90.

“Fatmira Hajdari: PD duhet të rihapë procesin Hajdari”, është një artikull që citon deklaratën e bërë nga gruaja e Azem Hajdarit për rihapjen e dosje së vrasjes së tij

“Vasilika Hysi: Kur transparenca shkakton frikë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Lista zyrtare/ Emrat e fituesve për çdo degë”, i cili tregon emrat e fituesve të universiteteve, publikuar nga MASH.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Arben Malaj: Rikandidimi i Ramës do tensionojë klimën politike për zgjedhjet lokale”.

Ndërkaq, lidhur me ngjarjen e Himarës të ndodhur 1 muaj më parë, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Paralajmërimi i Papandreut: Vrasja në Himarë pengon integrimin e Shqipërisë”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e sportit është edhe ai me titullin “Futboll/ Shkumbini fundos Skënderbeun e milionave”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “I mituri mbytet me thonj për një varëse floriri”, i cili tregon krimin e rëndë të ndodhur dje në Dukagjin ku një 13-vjeçar u mbyt nga 3 shokë të tij për një varëse floriri.

“Berisha dhe Topalli, bojkot Azem Hajdarit, Fatmira: E dija që nuk do të vinin”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet ceremonisë së djeshme përkujtimore për 12-vjetorin e vrasjes së dëshmorit të demokracisë.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Flet pedagogu i Kamzës, Isa Shehu:Si na spiunonin studentët ne pedagogëve për ç’ka thonim në leksione”.

“Papandreu kërcënon: Ngjarja e Himarës? Pengon integrimin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Papandreu kërcënon për Himarën”, i cili tregon sesi ka reaguar pas një muaji për ngjarjen e Himarës, kryeministri grek, duke deklaruar se ajo se do pengojë integrimin.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Dukagjin, masakrohet 13-vjeçari për një varëse floriri”.

Ndërsa çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Kushtetuesja, ja profilet e 4 anëtarëve të rinj”.

“Hakmarrja, gjuan me silenciator në Vlorë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Universitetet/ Listat e të gjithë fituesve”, i cili i referohet listës së publikuar nga ministria e Arsimit me fituesit e universiteteve.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Fatmira Hajdari: Vrasja e Azeimit, PD të rihapë çështjen”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Arben Ristani: KQZ, draft për të ndaluar bllokimin e proceseve zgjedhore”.

Ndërsa në rubrikën “intervista” do të lexoni “Vasil Rakaj: Nënë Tereza më ka ndryshuar jetën”.

n.e/NOA

KOMENTE