Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Po shisnin drogë në kryeqytet, arrestohen dy të rinjtë me 2 kg hashash
English

Po shisnin drogë në kryeqytet, arrestohen dy të rinjtë me 2 kg hashash

Tiranë, 13 shtator, NOA – Dy shitës lëndësh narkotike janë arrestuar mbrëmë ndërsa po shisnin drogë në një nga rrugët e kryeqytetit.

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve mësohet se pas gjurmimit në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë 22 vjeçarin Saimir Zija Xhafa dhe 15 vjeçarin me iniciale V.Xh, të dy banorë të Tiranës.

Policinë pohon për agjencinë NOA se dy të rinjtë dy ditë më parë janë kapur duke shitur drogë në orën 10.30 të paradites në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Saimir Xhafa dhe shoku i tij janë kapur në flagrancë me 2 kg e 530 gr, bimë narkotike të llojit hashash.

Në cilësinë e provës materiale atyre iu sekuestruan edhe tre telefona celularë; një motorr i tipit “Honda” me të cilin të rinjtë lëviznin në zonat ku shisnin drogën; një peshore elektronike e markës “Diamond” dhe një thikë.

Me hetimin e çështjes në fjalë tashmë po merret prokuroria e kryeqytetit.

mit/NOA
KOMENTE