Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tensionet në Mitrovicë, autoritetet dënojnë sulmet
English

Tensionet në Mitrovicë, autoritetet dënojnë sulmet

Mitrovicë, 13 shtator, NOA – Veriu i Kosovës është tronditur sërish nga tensionet e krijuara mes palës shqiptare dhe asaj serbe, nga të dyja anët e lumit Ibër.

Kështu, mesa duket të irrituar që kanë festuar fitoren e Turqisë ndaj Serbisë në kampionatin botëror të basketbollit, disa serbë kanë hedhur gurë ndaj kosovarëve në urën e lumit Ibër në Mitrovicë.

Ka qenë vetë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili ka konfirmuar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet pjesëmarrësve të incidentit.

“Njësitet policore dhe ato të EULEX-it, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë lejuar përshkallëzim të incidenteve”, ka thënë Hoti, duke shtuar se situata tani është nën kontroll”. Ndërsa zëdhënësja e EULEX-it, Karin Lindal, ka deklaruar se nga incidentet është lënduar një polic i Francës.

Nga ana e tyre, autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare në Kosovë i kanë dënuar fuqishëm incidentet në Mitrovicë, duke pohuar se ngjarjet e tilla e dëmtojnë imazhin e Republikës së Kosovës dhe u shërbejnë vetëm atyre që janë kundër paqes, stabilitetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim etnie e besimi. n.e/NOA

KOMENTE